Mima: Ja të zezat që “Rilindja” i ka bërë vendit

E mërkurë, 06 June 2018 11:28

Deputeti i PD-së, Florion Mima ka folur ditën e sotme për gjendje e rëndë ekonomike si dhe të krimit në Shqipëri.

Edhe pse po diskutohej te Komisioni i Medias, Mima nuk ka nguruar për të denoncuar me fakte aktet e rëndë të kryeministrit Edi Rama.

Fjala e plotë

Ju po diskutoni sot për heqjen e aksesit në një portal dhe unë mendoj se kjo është shumë e rëndësishme siç është e rëndësishme heqja e aksesit të 30 mijë familjeve që janë përzënë nga skema e ndihmës ekonomike dhe nuk kanë akses për një kothere bukë, nuk kanë akses për të njomur buzën me ujë.

Kjo është po aq e rëndësishme sa heqja e aksesit të 380 mijë vetave që nuk u lejohet të vijnë në atdheun e tyre por përzihen me shkelma.

Po aq sa është e rëndësishme mbyllja e 5 mijë bizneseve në vetëm tre muaj.

5 mijë biznese janë minimalisht 10 mijë të punësuar, sot nuk kanë akses të marrin rrogën e tyre.

Njësoj sa mungesa e hapjes së negociatave.

Është e qartë për të gjithë tashmë që negociatat nuk hapen se nuk do PS, se nuk do PD, jo.

Unë kam bindjen se mes jush kolegë të mazhorancës ka njerëz që duan ta mbajnë kokën lart.

Një pjesë fare e vogël dhe ajo e lidhur specifikisht me Rilindjen, ata mund të kenë arsye për të mbajtur kokën poshtë.

Le ta mbajnë për këtë zarar të madh që i bëjnë vendit.

Kush janë klanet?

Shihni rotacionin e klaneve në Ministrinë e Brendshme.

Klani i marihuanës iku. Erdhi, kreu misionin e vetë e kanabizoi vendin dhe në xhiro vjetore thotë EUROPOL, 9 miliard euro, 4 miliard është buxheti i shtetit i Shqipërisë.

9 miliard euro dhe pjesa më e madhe vjen nga Shqipëri, thotë EUROPOL.

Në ikje e sipër është plani i kokainës.

2 miliard e gjysëm euro, thotë Kombet e Bashkuara.

Por krimi më i madh nuk është ky, krimi më i madh është se 2.5% e popullisë është “addicted” (të varur) tek kokaina. Janë 80 mijë shqiptarë që nuk e dinë a e kanë jetën e sigurt apo jo.

Kanë rënë në kthetrat e kësaj droge dhe vështirë të dalin pa një përpjekje serioze të të gjithë ne.

Ka edhe një klan tjetër.

Klani i heroinës, siç do vijë shumë shpejt e do ikë edhe ai.

Prandaj nuk hapen negociatat.

Lexoni raportin e OSBE-së.

Janë ulëritëse. Klithmat e tyre për një vend që do të anëtarësohet në BE por nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

Nuk ka Gjykatë të Lartë.

Në partinë Socialiste ka njerëz të mirë, të ndershëm, që e duan këtë vend, duan edhe integrimin.

Ju duhet të çliroheni urgjentisht nga Rilindja!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...