Ish-presidenti Nishani: Shqiptarët kanë zemërim të akumuluar, do të ketë shpërthim masiv

Tuesday, 10 Prill 2018 12:59

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, shprehet se situata e rëndë ekonomike dhe sociale në vend ka krijuar një zemërim të akumuluar ndaj qeverisë, zemërim i cili rrezikon të shndërrohet në një shpërthim masiv.

“Protesta e qytetarëve në Rrugën e Kombit është shpërthimi i një zemërimi të akumuluar prej vitesh ndaj një qeverisjeje, që e ka varfëruar në ekstrem popullin, ka ngritur në një kult të pandëshkueshmërisë korrupsionin, ka injoruar dhe fyer dinjitetin dhe personalitetin e qytetarit të thjeshtë. Këtë zemërim e has në çdo cep dhe qytet të vendit. Shpërthimi i tij masiv do të jetë i paimagjinueshëm sepse përgjegjësitë për rendin social dhe shoqëror kanë krijuar një shkëputje të madhe nga realiteti dhe mendojnë se me anë të frikës dhe shantazhit do mund të ruajnë këtë status quo. Zhvillimet dhe reagimet nga populli po tregojnë se shumë shpejt motoja e qytetarëve të këtij vendi do të jetë “Më arrestoni dhe mua”, se dufi i akumuluar nga hallet dhe mospërfillja as që imagjinohet nga pushtetarët. Këdo që takon sot dhe me këdo që flet për protestën, i konsideron ata qytetarë të arrestuar dhe burgosur si heronjtë e ditës të shqiptarëve.

Po krijohet një frymë popullore që, kush ndeshet fort me pushtetin e korrupsionit dhe hajnisë, kthehet në hero. Për fat të keq, opozitës nuk i ka mbetur asnjë alternativë normale politike. I vidhen votat me para droge, i goditen simpatizantët me mekanizmat e shtetit si Policia, Tatimet dhe mohimit te shërbimeve publike. A ju kujtohet se çfarë thoshte Kryeministri gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet lokale: “… Po votuat kandidatin e opozitës do mbeteni në izolim se nuk do keni investime, projekte dhe buxhet nga qeveria”.

Kjo në fakt ka ndodhur atje ku drejtojnë të zgjedhurit e opozitës. Çfarë duhet të bëjë opozita në këtë situatë? A e dëgjuat se si e identifikoi Kryeministri popullin e vet nga foltorja e Parlamentit? A ka ndodhur kjo ndonjëherë në ndonjë vend të botës? Kurrë, asnjëherë, nga askush. Çfarë duhet të bëjë opozita në këtë situatë? Unë mendoj se përgjegjë-sia e saj për ndryshim dhe ndihmuar popullin është tmerrë- sisht e madhe. Ajo të marrë plotësisht këtë përgjegjësi”, ka thënë ndër të tjera ish Kreu i Shtetit.

Modifikuar më Tuesday, 10 Prill 2018 13:12
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...