Mazreku “Qytetar Nderi” i Hasit/ Deputeti i PD: Azemi u vra sërish

Hënë, 18 June 2018 18:31

Pas dhënies së titullit “Qytetar Nderi” i Hasit për Garfurr Mazrekun, atentatorin e Azem Hajdarit reagimet nga politika kanë qenë të shumta.

Deputeti demokrat Isuf Çelaj e ka cilësuar këtë akt si një vrasje të dytë për Azem Hajdarin.

Përmës një postimi në “facebook” Çelaj i bën thirrje Edi Ramës dhe prefektit të Qarkut që të revokojnë menjëherë këtë vendim.

Postimi i plotë:

Sot Këshilli Bashkiak i Hasit, me votat vetëm të këshilltarëve socialistë, “vranë për herë të dytë” Heroin e Demokracisë, Azem Hajdari, duke shpallur qytetar nderi Gafurr Mazrekun i cili në vitin 1997 qëlloi me armë duke e plagosur rëndë tribunin e demokracisë, në tempullin më të lartë të saj. Edhe pse Partia Demokratike e denoncoi në kohë këtë vendim të turpshëm dhe provokues, të ideuar nga qeveria e cila tash e pesë vite me rradhë, ka qenë dhe është në simbiozë të plotë me krimin, tashmë jemi para një fakti të kryer që ky vendim është marrë.

Si deputet i Qarkut Kukës, i bëj thirrje Kryeminstrit të vendit dhe Prefektit të Qarkut Kukës, që më atributet që u jep ligji, të revokojnë mënjëherë këtë vendim të paprecedent, që njollos e fyen rëndë kujtimin e të ndjerit Azem Hajdari, familjarët e tij, të gjithë demokratët dhe patriotët e vërtetë shqiptarë. Kjo qeveri nuk u mjaftua me ministrat, zyrtarët, vëllezërit dhe kushërinjët kriminel, por kërkon të rilindë edhe kriminelet që historia dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve i ka në memorie vetëm si të tillë.

Jam i sigurtë që populli i mençur dhe fisnik i Hasit dhe i gjithë qarkut të Kukësit do t'i përgjigjet ashtu siç ai din edhe këtij provokimi të ulët e meskin të rradhës të këtij narkoshteti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...