Debati për teatrin, Kadiu: Qeveria po legjitimon vjedhjen e pronës publike

E mërkurë, 04 July 2018 10:35

Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, ka ngritur shqetësimin për debatin që po bëhet në lidhje me godinën e Teatrit Kombëtar, duke deklaruar se problemi më i madh është vjedhja e pronës publike nga qeveria.

Përmes një statusi të postuar në profilin e saj në Facebook, Kadiu denoncon procedurat e ndjekura nga qeveria për prishjen e godinës së teatrit, teksa shpreh edhe keqardhjen për prishjen e veprave me vlera historike ndër vite, veçanërisht në qytetin e Durrësit.

Statusi i plotë i Kadiut

Qeveria Rama po vjedh ditën për diell, në sy të të gjithëve pronën publike. Pikërisht ky është thelbi i të gjithë debatit për Teatrin Kombëtar. Më shumë se sa shembja e një godine, është tjetërsimi i pronës publike me vendim qeverie. Pra shteti legjitimon vjedhjen. E gjithë procedura e parashikuar nga qeveria për shembjen e Teatrit dhe ndërtimin e një të riu plus 6 kulla, vërteton se kjo qeveri po vjedh hapur pronën e shqiptarëve dhe në këtë rast opozita dhe të gjithë ne si popull duhet të reagojmë me forcë për të mos e lejuar një tjetër grabitje.

Dua shumë të përshëndes dhe falënderoj artistët dhe intelektualët që po tregojnë përgjegjshmëri qytetare duke mos e lejuar një grabitje të tillë.

Por gjithashtu dua të shpreh edhe keqardhjen e thellë se gjatë gjithë këtyre viteve në qytetin tim të lashtë, Durrësin, Vangjush Dako ka shembur dhe shkatërruar ndërtesa e vepra shekullore me vlera të jashtëzakonshme historike dhe askush nga artistët apo intelektualët e këtij vendi nuk kanë reaguar.

Gjithsesi shpresoj me gjithë zemër se shqiptarët këtë herë do të dinë të dëgjojnë argumentat e opozitës dhe nuk do të pranojnë që kjo qeveri t’u vjedhë një tjetër pronë publike në mes të Tiranës, por t’i japë qytetarëve një Teatër të ri dinjitoz duke mos tjetërsuar truallin në kulla shumëkatëshe që ia morën frymën Tiranës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...