Rama-Tsipras në Londër/ Panariti: Shqipëria po lëshon shumë

Tuesday, 10 July 2018 11:00

Deputeti i LSI-së, ish-ministër i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, ka komentuar takimin që do të mbahet në Londër mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit grek Aleksis Tsipras.

I ftuar sot në televizionin ‘Fax Neës’, Panariti theksoi se qeveria po e mban shumë të fshehtë ecurinë e negociatave me Greqinë, edhe pse sipas tij janë duke u anashkaluar faktet historike. Panariti thekoi se qeveria shqiptare ka anashkaluar punën e komisioneve parlamentare, duke mos i informuar ato në lidhje me diskutimet me shtetin fqinj. Rama dhe Tsipras pritet që të nënshkruajnë sot marrëveshjen, të paktën kështu është komentuar në mediat greke.

‘’Është një samit shumë i rëndësishëm që është organizuar nga Theresa May dhe ka si fokus sidomos vendet e Ballkanit Perëndimor. Mbajtja e marrëveshjes me Greqinë në mënyrë diskrete për mendimin tim është një gjë e gabuar. Duhet të ketë informim dhe të opozitës, çfarë është negociuar, çfarë ka ngecur apo të tjera çështje të tilla. A ka gjë më të rëndësishme se ndarja territoriale që mund të diskutohet në komisionin e politikës së jashtme.

Bëhet fjalë për çështje madhore, edhe ekspertë të fushës unë prisja që të shpreheshin për këtë çështje, por kemi një heshtje totale, edhe pse është një nga çështjet më shqetësuese të momentit”, u shpreh Panariti.

Deputeti i LSI-së tha më tej se është diskriminues fakti që emri Çamëri të mos shtrohet në diskutim nga pala shqiptare, pavarësisht respektit që ne mund të kemi për fqinjët. ‘’Është diskriminuese që të mos përmendet emri i Çamërisë, ti mund të varrosësh që ta përmendësh në takime, po nuk mund ta mbyllësh si çështje. Në momentin që ti i vë kapak dhe tërhiqesh, Shqipëria po lëshon shumë. Në këtë kuadër është edhe ndryshimi në ligjin për minoritetet. Unë e kuptoj që mund të ketë disa çështje që nuk mund të jenë për konsum publik, por ama për çfarë është parlamenti. Ajo që është më shqetësuese për mua, është fakti që sot Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit. Është në të mirën e vendit tonë që të ketë një marrëveshje, po jo kjo të ndodhë përmes dëmtimit të interesave tona territoriale”, u shpreh më tej Panariti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...