Luan Rama: Rinia duhet të ngrihet dhe të shpëtojë Shqipërinë

E mërkurë, 22 August 2018 13:36

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama, u është bashkuar të rinjve të LRI-së në kampingun e Jalës.

Gjatë fjalës së tij para të rinjve, Rama, ka theksuar se rinia duhet të bashkohet dhe të gjejë forcë për të nxjerrë Shqipërinë nga ky udhëkryq.

Fjala e plotë

Ju të rinj dhe të reja që keni ardhur nga e gjithë Shqipëria këtu në Jalë në kampingun e LRI-së, i cili sot shënon sezonin e dhjetë, duke u kthyer  kështu në një institucion reference i angazhimit, të veprimit dhe të solidaritetit të të rinjve, të cilët këtu bëhen bashkë, për të nisur sezonin e angazhimeve të tyre në shkollë, sezonin e angazhimeve universitare, por edhe sezonin e angazhimeve të mëdha politike.

Ju jeni kampingu më i mirë që është bërë ndonjëherë në Jalë, sepse jo vetëm vini për herë të parë këtu, por keni ardhur me shpirt, me zemër dhe me vullnetin për të nisur një epokë të madhe ndryshimi.

Eshtë në natyrën e rinisë të mos jetë konformiste. Por të zgjedhë rebelizmin përballë atyre që nuk dëgjojnë, përballë të keqes që përpiqen të frenojnë ndryshimin.

Rinia shqiptare e ka bërë dy herë detyrën e saj ndaj atdheut dhe ndaj të ardhmes së tij.

Një herë me brezin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare që i bënë nderin Shqipërisë duke e bashkuar atë me koalicionin e madh Antifashist botëror, dhe në herën e dytë me ndryshimin e sistemeve duke përmbysur një kastë që ishte bërë pengesë, për ti hapur rrugën demokracisë dhe pluralizmit politik në Shqipëri.

Mirëpo Shqipëria për fat të keq vazhdon të jetë në udhëkryq, në udhëkryqin e fateve të veta.

Prandaj është detyra juaj, misioni juaj, përgjegjësia juaj të bëni atë që di të bëjë rinia; të rrëzoni kastën e të keqes dhe të ndërtoni shoqërinë e vlerave, të lirisë, barazisë, drejtësisë dhe dinjitetit. Ky takim këtu në Jalë ka dhe një vlerë që e bën padyshim më të bukur dhe më të veçantë kampingun tuaj. Është hera e parë që këtu nuk ka më servilë, nuk ka më hipokritë, nuk ka më prej atyre drejtorëve zullumqarë e kokëboshë, sepse, ata si minjtë kanë mbetur pas kusisë së pushtetit, janë shitur pas thërrimeve të pushtetit!Ndaj ju jemi këtu për të dëshmuar që kjo rini është e vendosur të marrë përpara cilindo që bëhet pengesë.

Prandaj është detyra, është misioni juaj të bëheni pjesëmarrës, të bëheni mbrojtës dhe zëdhënës të interesit  të brezit tuaj, të brezit që duhet të kapërcejë epoka, të brezit që duhet të bëhet forca e ndryshimit. Prandaj nga Jala për të gjithë ata që nuk e kuptojnë çfarë është rinia e LRI-së në Jalë, kam vetëm një mesazh: lëreni smirën tuaj, lëreni egoizmin tuaj të pavlerë, lërini mjaullimat mjerane dhe shikojini këto të reja dhe këta të rinj në sy. Në sytë e tyre është e ardhmja e Shqipërisë.

Është koha e rinisë dhe rinia duhet të kapërcejë epokat për t’i dhënë kohës emrin e vet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...