Ironia e qytetarit për Ramen "O gjigand, o i gjatë,o dielli shqiptarëve"

E mërkurë, 29 August 2018 09:22

Mesazhi i qytetarit ‘acaron’ Ramën: Ke shkruar vërtetë diçka therëse. Kjo nuk të bën burrë…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama çdo ditë publikon video dhe foto që lidhen me punët e qeverisë në këtë mandate të dytë.

Në postimet e tij të herë pas hershme nëpër rrjetet sociale kryeministri Rama ‘sulmohet’ nga komentet e qytetarëve të cilët shprehin irritmin se në çfarë gjendje është vendi.

Ditën e djeshme Rama ka publikuar një video të Urës së Drojes, e cila sipas tij është riparuar, ku është një vepër në përfundim dhe është drejt rikthimit të normaliteit.

Mirëpo në sytë e qytetarëve lexohen kritika ndaj kryeministrit Rama, duke mos munguar replikat mes tyre, shkruan fax web.

Një qytetar i shkruan me ironi se Shqipëria është më mirë se vendet e Europës dhe se sa është rritur  stadi i jetesës në këtë vend. Më tutje nuk ka nguruar që me ironi ta quajë edhe ‘Diellin’ e shqiptarëve, Ramën duke akuzuar se ka vjedhur xhepat tyre.

Komenti dhe përgjigja

Komentuesi: “Faleminderit Zoti Kryeminister per Urat qe po nderton. Ne nuk jemi si disa shtete ne Europe qe i bien urat ne jemi shtet i fuqishem, shtet qe pret emigrante. Rroga mesatare tek ne eshte 250 mij lek te vjetra dhe puna me e kerkuar eshte kamarier fale punes se palodhshme te Kryeministrit i kemi arrit keto stade jetese.Faleminderit o “dielli” shqiptareve. Edhe kur u thua shqiptareve qe ata te paret vodhen dhe ne po lajme borxhet e atyre prap je i madh. Se nuk fute asnje ne burg nga ata qe vodhen shtetin por thjesht fute disa hallexhinj qe spaguanin dot dritat. O Gjigand o i gjat.”

Edi Rama:” I dashur Lorenco! Nuk me vjen keq per kete mesazh talles, po per faktin qe ti me siguri kujton se jo vetem ke te drejte, por edhe ke shkruar diçka vertete therese! Me vjen keq sepse se pari, nje pune e mire, e madhe apo e vogel, respektohet nuk perqeshet dhe kjo eshte nje pune e mire, do ti s’do ti! Se dyti, rroga mesatare ne Shqiperi nuk eshte 250 mije leke, minimalja po dhe jo shume vite me pare ka qene 150 mije leke! Eshte pak? Patjeter qe eshte pak, madje shume pak, por ti duhet te mesosh se rrogat nuk rriten sipas nevojes po sipas mundesise dhe vendet nuk i zgjerojne mundesite e tyre sipas deshires, po me mundime te medha per vite, dekada e madje shekuj te tere! Se treti, ti duhet te mesosh se ne sistemin ku jetojme, kryeministri nuk fut dot ne burg askend, sepse ai drejton pushtetin ekzekutiv, nderkohe qe pushteti gjyqesor nuk varet as nga kryeministri e as nga qeveria. Keto duken te thjeshta, po duhen mesuar, sic duhet mesuar edhe qe asnje hallexhi s’ka shkuar ne burg pse s’paguan dritat apo qe Reforma ne Drejtesi eshte pergjigja per hallin e zullumeve te pandeshkuara, por nuk behet sa hap e mbyll syte, e te tjera e te tjera… Nuk po te lodh me shume se ne talljen tende ka edhe te tjera shprehje te mungeses se dijes e te informacionit, por nje gje besoma: Mund te lozesh me telefonin e te tallesh me ke te duash, edhe me mua, sa te duash, asnje problem, por kjo jo vetem nuk te ben me burre, me te mençur, me te afte, po perkundrazi, te pengon te behesh ndonjehere i atille. Qofsh mire e paç fat.”

Modifikuar më E mërkurë, 29 August 2018 09:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...