×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Voltana Ademi flet për vizitën e Ramës në Shkodër: “Ja kush gënjen!”

Saturday, 14 Prill 2018 18:52

A do shkonte sot Kryeministri Edi Rama në Shkodër? Dje në të gjitha mediat, të majta apo të djathta, u bë publik ky lajm, madje edhe axhenda e tij e detajuar atje, e njëjtë nga të gjithë.

Sot qytetarët e Shkodrës, të informuar për vizitën e tij, ishin organizuar me protesta ku në krye ishin eksponentë të rëndësishëm të Partisë Demokratike 

Nga zyra e Kryminsitrisë u dha lajmi se, Rama nuk e kishte patur në mend të shkonte në Shkodër dhe se, kjo ishte një shpifje e Partisë Demokratike.

Lidhur më këtë argument, “hapur.al” pyeti Kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, zonjën Voltana Ademi, nëse Bashkia Shkodër ka patur dijeni për vizitën e Ramës. Ja çfarë thotëe ajo:

“Bashkia Shkodër ka patur informacion për organizimin e aktivitetit tek Shkolla e Mesme Profesionale ‘Arben Broci’. Për axhendën apo praninë e kryeministrit në event sikurse të gjithë, jemi informuar përmes mediave se do të jetë sot në Shkodër.Po përmes mediave, sot mësuam se ka anuluar vizitën. Nga mediat, kemi mësu po ashtu se Kryeministria ka thënë se nuk e ka patur në plan të jetë në Shkodër.Se kush gënjen, kush thotë të vërtetën, mund ta investigojnë mediat. Por një gjë është e sigurtë: lajmi për vizitën e Ramës në Shkodër, nuk ka dalë nga PD Shkodër”, – thotë Ademi.

Lidhur me aktivitetin që do bëhej tek shkolla “Arben Broci”, Ademi tha se, nuk ishte e pranishme aty pasi ishte në protestë, por nga mediat ka mësuar se aty ishin Ministrat Ahmeti, Bushati dhe deputeti Sterkaj. /Hapur.al

Modifikuar më Saturday, 14 Prill 2018 19:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...