LSI akuza të forta për Prokurorinë: Ramën është paditur 3 herë, pse nuk është thërritur asnjëherë

Saturday, 13 October 2018 12:06

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ka reaguar ashpër gjatë një konference shtypi me vënien e institucionit të akuzës , pra prokurorisë, në shërbim të plotë të Kryeministrit Rama.  

Vasili deklaroi së në një kohë që kreu demokrat Basha thirret me vrap nga prokuroria, Rama I cili është paditur 3 herë vazhdon të mos thirret me pretendime qesharake nga ana e prokurorisë.

Deklarata e Vasilit në konferencën me gazetarët:

“Qytetarët të kuptojnë se ka vetëm një drejtësi që përkëdhel Kryeministrin Rama.

Shumë janë pas burgjeve pa të drejtë, ndërkohë që kreu I PD thirret para drejtësisë me vrap, pasi është paditur nga një mbështetës dhe frymëzues trafikantësh.

Rama është paditur 3 herë.

Ai është paditur se I ka bërë thirrje policisë të lërë kapelet e të mbledhë vota.

Prokuroria e shfajësoi me pretendimin se ka kërkuar falje në facebook.

Ai është paditur për audio-përgjimin, kur pretendoi se I ka kryer ekspertizën rastin Babale, dhe prapë nuk thirret nga Prokuroria e Përgjithshëm.

Është paditur edhe për deklarimet “horr” që I bëri oficerit të policisë Nuhu, dhe vazhdon të mos thirret e të pyetet nga prokuroria.

Për këto arsye të mëdha Europa I ka mbyllur dyert e Shqipërisë.

Prokuroria sot duhet të fillonte një çështje të katërt ndaj Ramës, pasi qeveria shqiptare ka mashtruar për nivelin e borxhit publik.

Rama ka gënjyer publikisht me shifra për borxhin publik të vendit.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...