Meta në Tropojë: Gështenja juaj është një “brand” i jashtëzakonshëm për Shqipërinë

Saturday, 13 October 2018 16:33

Në vijim të vizitës së tij së Tropojë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u prit sot nga Kryetari i Bashkisë, Besnik Dushaj, i cili i uroi mirëseardhjen dhe e falënderoi për këtë vizitë.

Pas takimit, Presidenti Meta vendosi një kurorë me lule dhe u përkul me nderim para memorialit të udhëheqësit të Lëvizjes Studentore dhe Dëshmorit të Atdheut, Azem Hajdari.

Vizita e Presidentit të Republikës vijoi me pjesëmarrjen në “Festën e Gështenjës”, që është kthyer në një veprimtari tradicionale për këtë qytet çdo vit në tetor, muajin e vjeljes së gështenjave.

“Është kënaqësi e veçantë që marr pjesë në këtë festë jashtëzakonisht të rëndësishme për ju, në ‘Festën e Gështenjës’, së cilës me të drejtë i gëzoheni, pavarësisht vështirësive, dhe pavarësisht nga fakti që nuk merrni shpërblimin e merituar.

Gështenja juaj është një ‘brand’ tjetër i jashtëzakonshëm për Tropojën dhe Shqipërinë. Fakti që kërkohet kaq shumë jashtë, që eksportohet e blihet me një çmim tepër të leverdisshëm është treguesi më i mirë, ashtu sikurse kur shkohet në tregun vendas, të gjithë zhgënjehen me gështenjat e importit dhe me cilësinë e tyre.

Inkurajimi jo vetëm i ruajtes së këtyre masivëve, por mundësisht edhe i rritjes së tyre, i sipërfaqeve, jo vetëm në Tropojë, që e ka traditë, por edhe në shumë vise të tjera të Shqipërisë ku ekzistojnë këto mundësi e potenciale, duhet të jetë një zhvillim i rëndësishëm për të ardhmen.

Zhvillimi i Tropojës duhet të jetë një objektiv i përgjithshëm dhe i përbashkët i të gjithëve ne, duke filluar nga unë sot, i kryetarit të Bashkisë, i deputetëve, në bashkëpunim edhe me institucionet e qeverisë.

Jam i bindur se ne të gjithë së bashku do të ecim në këtë rrugë në vitet që do të vijnë. Ju uroj prodhim të mbarë dhe uroj gjithashtu që sa më shpejt, të përurojmë një vepër të përpunimit të gështenjave këtu në Tropojë!” – theksoi Presidenti Meta në fjalën e tij përshëndetëse. 

Gjatë “Festës së Gështenjës” Presidenti i Republikës vlerësoi “Unionin Artistik të Kombit Shqiptar’’ me titullin "Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut" si dhe dekoroi regjisorin Llesh Nikolla dhe balerinën e vallëtaren, Enida Çami.

Gjatë qëndrimit në Tropojë, Presidenti i Republikës mori pjesë edhe në ceremoninë e përurimit të punimeve të ish-Hotel Valbonës (Turizmi i vjetër) në Valbonë, duke u ndalur më pas në një takim pune me operatorët turistikë si dhe me shoqatat e turizmit në Valbonë. 

Presidenti Meta theksoi mes të tjerash në këtë takim, rëndësinë e promovimit të bukurive natyrore, kulturës, historisë dhe traditave si dhe mundësitë e potencialet turistike të zonës. 

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...