"Jeni në kundërshtim me ligjin”, Bylykbashi përplaset me Ruçin për shortin e KED

Premte, 07 December 2018 11:48

Pas refuzimit që i bëri presidenti Meta hedhjes së shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Kuvendi po përzgjedh sot emrat.

Kandidatët do të përzgjidhen nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy  gjyqtarë dhe dy prokurorë nga Gjykatat e Apelit, si dhe një gjyqtar nga administrativja.

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi është shprehur në nisje të shortit se është ccdo gjë në kundërshtim me ligjin.

“Hedhja e shortit sot është në kundërshtim me ligjin, këtë e thotë edhe Presidenti i cili thotë që është e pamundur të hedhë një short në kushtet kur dispozitat tranzitore kanë vdekur.

Neni 284 ka kohë qe e ka ezauruar funksionin e tij dhe nuk shërben më si bazë ligjore. Kuvendi po vepron pa asnjë bazë ligjore dhe kushtetuese, në kundërshtim me ligjin ju bllokuat ngritjen e KED me pretendimin që fillimisht duhet të bëhej vettingu ndërsa në ligj thuhet se kandidatët e KED i nënshtrohen me përparësi Vettingut.

Presidenti ua bën të qartë u thotë që se ushtroj dot këtë kompetencë se nuk kam bazë ligjore. Produkti i shortit është antikushtëtues. Ky është një proces që do të shkonte me kandidatura të lira, ju e keni zëvendesuar me katër persona, me kreun e gjykatës së lartë, me atë të gjykatës kushtetuese dhe me prokuroren e përgjithshme të përkohshme që pas disa ditësh i bëhet një vit në detyre kësaj krijese të çuditshme kushtetuese. Tërhiquni nga ky short sot dhe degjoni thirrjen e presidentit”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...