Mallakastër, i gjithë populli në shesh, për të pritur dhe takuar Bashën

Saturday, 02 February 2019 10:53

Ka qenë një surprizë e pazakonshme vizita e kreut të opozitës Lulzim Basha, në qytetin e Ballshit, Mallakastër. Nga një takim me strukturat e degës së Partisë Demokratike, me rastin e protestës së madhe të 16 Shkurtit në Tiranë ky aktivitet politik i Bashës është shndëruar në një demostrim masiv, pasi të gjithë qytetarët kanë pushtuar rrugët për të pritur dhe takuar kreun e opozitës. 

Kryedemokrati Lulzim Basha iu ka bërë thirrje banorëve të Ballshit të vijnë në protestën e opozitës së bashkuar më 16 shkurt për t’u ngritur kundër të gjitha padrejtësive që iu kanë ndodhur.
Basha tha se ai dhe PD nuk kanë më asnjë mjet politik, ndaj i ka thirrur më 16 shkurt. Basha foli me një naftëtar i cili kishte udhëtuar 140 km nga Ballshi në Tiranë në këmbë për të kërkuar të drejtën e tij.

Naftëtar: Edi Rama erdhi dhe gënjeu 1 mijë punëtorë dhe u tha, do t’ju jap lekët dhe nuk u ka dhënë asnjë qindarkë. Burrë shteti je kur mban fjalën. Ne nuk po themi se fjala mbahet 100%, por të shkojë deri në 60%, si vjen e më gënjen mua? Ne kemi punuar atje dhe ai vjen e thotë do t’ju jap lekët e nuk na i jep.
Basha: Ai ka bërë pasuri për miqtë e tij. Ju e dini fare mirë se çfarë i ka bërë lekët ai. Lekët i ka ndarë me njerëzit e tij.
Naftëtar: Kam ardhur në këmbë 140 km në Tiranë, u tha se erdhën naftëtarët thuajse për një pjatë supë. Unë erdha për lekët e mia dhe jo për një pjatë supë. Qëndruam edhe në shi dhe nuk erdhi asnjë qeveritar.
Basha: Unë e kam ndjekur problemin e naftëtarëve që në fillim. Ne jemi në pellgun më të madh naftëmbajtës të Europës. Në Bashkinë ku vjen era naftë, këtu nuk ka një qindarkë për naftën që përpunoni. Statusin e naftëtarit nuk ua dha. Sepse paratë shkojnë vetëm në një drejtim. Kjo punë do të zgjasë derisa ju t’i jepni fund. Ejani në Tiranë më 16 shkurt t’i jepni fund!
Rrugët politike kanë mbaruar. Tani është në dorën e popullit. Është në dorën tuaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...