Dosja “Unaza e re” ka nevojë për arrestime. Presidenti kërkon ndëshkim të përgjegjësve

Diel, 03 February 2019 16:15

Sot zyra e Presidentit Meta ka sqaruar për publikun problemet ligjore dhe kushtetuese te Unaza e Re e cila ka sjellë prej javësh tensione mes banorëve dhe qeverisë.

Në materialin shpjegues sot presidenca sqaron se: “Rezulton se, Këshilli Kombëtar i Territorit me urgjencë ka miratuar në datë 20.11.2018, Lejen e Zhvillimit për këtë projekt, pa verifikuar statusin e pronësisë të pasurive ku shtrihet ky projekt.

–          Leja e Zhvillimit dhe informacion i saktë mbi të drejtat pronësore që prekeshin nga ky projekt do të shërbenin për nisjen e procedurave të shpronësimit për interes publik.

Ndërkohë që autoritetet publike kanë realizuar ndërhyrje për prishjen e objekteve në terren, pa ndjekur procedurat ligjore dhe pa asnjë njoftim paraprak zyrtar, duke sjellë një situatë tensioni dhe pasigurie jetike tek secili prej banorëve të prekur nga ky projekt.

Në këtë mënyrë, janë shkelur rëndë dhe me kokëfortësi të drejtat themelore kushtetuese të njeriut. Për më tepër, kjo sjellje presioni, intimidimi mbi banorët, familjarët dhe fëmijët e tyre kanë shkaktuar trauma psikologjike me pasoja shëndetsore dhe sociale”.

Dhe më tej shkruan se ” Pra një tërësi punimesh janë kryer në mungesë të Lejes së Ndërtimit për këtë projekt, gjë e cila është një tjetër shkelje e rëndë për ARRSH-në si autoritet zhvillues i projektit dhe i gjithë strukturave të tjera qëndrore dhe vendore që monitorojnë dhe ruajnë zhvillimet dhe ndërtimet në territor (IKMT, IMT Tiranë, Policia Bashkiake, Policia e Shtetit).

Procedurat e shpronësimit për interes publik në momentin e denoncimit të skandalit mbi procedurat e tenderimit të këtij projekti nuk kishin filluar ende nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Edhe sot më datë 3 shkurt 2019 procedurat e shpronësimit nuk kanë përfunduar.

Në këtë mënyrë të gjitha njoftimet jo zyrtare, veprimet, dhe ndërhyrjet, pa akt të shkruar dhe zyrtar të autoriteve publike përkundrejt pronarëve dhe banesave të tyre, me qëllim vendosjen e tyre në presion se pronat e tyre do të prisheshin, është i pajustifikuar dhe abuziv. Të gjitha këto veprime bien në kundërshtim të hapur me nenet 41, 42 të Kushtetutës dhe legjislacionit të brendshëm të Republikës së Shqipërisë”.

Më tej Presidenca shton se ”  Sipas ligjit të legalizimit këto objekte, të ndërtuara prej më shumë se 25 vitesh dhe të deklaruara për legalizim që në vitin 2005-2006, duhet të kishin përfunduar procesin e plotë të legalizimit.

–         Vlen të theksohet se, gjatë gjithë kësaj periudhe kohore prej më shumë se 25 vitesh, banorët kanë paguar të gjitha tarifat dhe taksat qëndrore dhe vendore, duke u sjell dhe konsideruar si banorë dhe pronar të ligjshëm të pronave të tyre.

–         Përpos këtij fakti nga informacioni që vjen nga banorët, së fundmi Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka filluar aplikimin e ndëshkimit administrativ me gjobë në shumën 500 000 lekë, ndaj poseduesve të objekteve informale. Këto veprime arbitrare të IKMT janë kryer pasi ALUIZNI ka përjashtuar nga procesi i legalizimit objektet informale, duke i trajtuar banorët në kushtet sikur ata janë shkelës aktual të ligjit, pra sikur ndërtimin e tyre e kanë realizuar në këto momente.

 –          Kjo praktikë është në kundërshtim të hapur me parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, cënon hapur sigurinë juridike dhe krijon një situatë paniku dhe klimë pasigurie tek qytetarët, të cilët tashmë sipas këtyre akteve jo vetëm që do të duhet dalin nga banesat e tyre që do të prishen, por imponohen të paguajnë me detyrim edhe një shifër prej 500 000 lekësh si gjobë nga IKMT.

Kjo sjellje shantazhuese nga IKMT përkundrejt banorëve nuk është aspak në përputhje me objektivat e një shteti social, jashtë funksionimit të shtetit ligjor; është tërësisht në kundërshtim me çdo normë ligjore që rregullon këtë proces, dhe krijon një klimë të theksuar pasigurie e terrori, e cila mund të krijojë premisa për nxitjen e konfliktit të shtetit me qytetarët e tij”.

Pra konkluzioni del se gjithçka është kryer në mënyrë jo ligjore ndaj duhet që prokuroria të marrë të pandehur përgjegjësit e kësaj masakre dhe vjedhje të madhe, aq me tepër ku u vertetua se 20 milion euro u fituan me letra fallso nga një firmë fantazëm amerikane, e cila tashmë po hetohet. Por prokuroria po vonon për të arrestuar përgjegjësit në këtë aferë të madhe korruptive e cila i djeg shumë kryeministrit Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...