Basha me banorët e "Unazës": Më 16 shkurt nuk është koha për fjalë, qytetarët duhet të veprojnë

E mërkurë, 06 February 2019 17:24

Banorët e Unazës janë të vendosur ti shkojnë deri në fund sprapsjes së projektit korruptiv të ndërtimit të rrugës pa shpronësime dhe që nxjerr në rrugë të madhe mbi 400 familje.

Banorët u shprehën se nuk do ta lejojnë Ramën që të hedhë poshtë mundin e të gjithë banorëve, djersën e tyre tre dekada.

“E kemi thënë se me Unazën, do ti thyen këmbët e karriges këtij Kryeministri. Ne kemi zgjedhur Shqipërinë dhe ne do ta bëjmë këtë Shqipëri pa kriminelë. Ne nuk kemi qenë kundër projektit, por thamë se nuk mund të na fshini mundin e 25 viteve tona” tha njëri prej protestuesve.

Për të mbështetur banorët ka qenë i pranishëm edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Ai u tha banorëve se projekti ka vdekur, por Rama nuk mund të tërhiqet sepse ai e ka marrë kaparin dhe s’ka si kthehet më mbrapsht.

“Nëse ju do të kishit ulur kokën, nëse ju nuk do të kishit qëndruar edhe përballë terrorit, nëse do të kishit rënë pre e propagandës, shtëpitë tuaja do të ishin rrënuar. Korrupsioni në këtë projekt nuk do të ishte zbuluar. Ky projekt ka vdekur. Por qeveria nuk tërhiqet dot sepse kanë marrë miliona euro kapar. Ky nuk është kryeministri i shqiptarëve, por i hajdutëve e kriminelëve. Në 16 shkurt nuk është koha më për fjalë. Fjalët i kemi thënë, në 16 shkurt do të veprojë vetëm vullneti juaj” tha Basha.

vijon..

Modifikuar më E mërkurë, 06 February 2019 18:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...