“Urrejtja ishte zbrazur”, Paloka me bustin e Ramës që rrëzohet

E mërkurë, 20 February 2019 10:13

Në ditën që shqiptarët rrëzuan bustin e diktaktorit Enver Hoxha, deputeti demokrat Edi Paloka ka ndarë një foto të montuar, ku në vend të diktaktorit famëkeq shfaqet kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në profilin e tij të “Facebook”, Paloka krahas fotos ndan edhe një përshkrim të situatës së 20 shkurtit 1991. Deputeti demokrat shprehet se në atë kohë bashkë me bustin, gjeti edhe ca copa bronzi të shkëputa nga busti i Enver Hoxhës, ndërsa bën edhe një paralelizëm të asaj që mund të presë kryeministrin Edi Rama.

Paloka

Postimi i Edi Palokës

Me 20 shkurt 1991, pasi qytetaret e Tiranes rrezuan bustin e diktatorit, ne dolem nga greva e urise. Sa kishte filluar te erresohej.

 

Pas tre ditesh ne greve doja te shkoja sa me pare ne shtepi, por nuk me ikej pa bere nje foto me koken e diktatorit qe qytetaret e Tiranes e sollen tek ne pasi e terhoqen zvarre qe nga sheshi. Ne fakt gjeta vetem disa copa nga bronxi qe deri ate dite ngrihej me arrogance ne mes te kryeqytetit si monumenti i diktatorit.

Copat e bronxit ishin shtypur nga goditjet qe duket se i kishin dhene njerzit dhe…qelbeshin era shurre. Duket se urrejtja e grumbulluar e shqiptareve ishte zbrazur mire; nuk ishin mjaftuar as me rrezimin, as me terheqjen zvarre, as me goditjet me hunj por edhe i kishin permjerre siper diktatorit.
E pra deri ate dite dukej si e pamundur qe ai monument te shkulej nga aty…

Modifikuar më E mërkurë, 20 February 2019 10:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...