Tre rekordet e zeza të Ramës

E mërkurë, 20 February 2019 14:39

Gjashtë vjet në pushtet, Edi Rama ka thyer çdo record, si kryemnistri që i ka bërë më shumë dëme këtij vendi, qoftë në aspektin e brendshëm, ashtu edhe atë ndërkombëtar. Por, mbi të gjitha, Rama ka në CV-në e tij të qeverisjes gjashtëvjeçare, tre rekorde të zeza: mashtrimin, vjedhjen dhe vrasjen e fjalës së lirë.

Për të ardhur në pushtet, ky njeri, në 2013, përdpri mashtrimiin, si armën e tij më efikase për të t’i hedhur hi syve  popullit, i cili, edhe në këtë rast nuk u tregua në larëtsinë e duhur. Ai premtoi 300 mijë vende pune, por që në realitet mbylli 300 mijë vende pune, duke përzënë edhe ata investitorë të huaj që kishin disa vite në Shqipëri. Ai dhe qeveria e tij, jo vetëm që nuk hapën vende pune, por larguan nga vnedi më shumë se 300 mijë vetë, e shumë të tjerë kërkojnë të ikin dita ditës. Shqipëria është në krye të listës në vendet të BE-së për numrin e lartë të azilkërkuesve. Rama mashtroi për rendin, qetësinë, ku çdo ditë ka krime e vrasje, në mes të ditës. Mashtroi për dorgën e kanabisin dhe menjëherë, pas zgjedhjeve, e përhapi atë në të gjithë Shqipërinë dhe sot kapen javë për javë tonelata të tëra me kanabis e drogë në vendet fqinje. Mashtrimet e tij janë të mëdha, nga “mirëqenia”, te investimet, te pronat…

Rekordi i dytë ka të bëjë me vjedhjet e pasurisë dhe lekëve të këtij populli. Janë me dhjetra raste, ku investimet e mëdha, janë përqendruar në duart e një pakice që ka lidhje të drjetëprëdrejtë me të dhe ortakët e tij. E ashtuquajtura skemë PPP, nuk është gjë tjetër veçse vjedhja dhe përfitimi i pasurisë dhe buxhetit të shtetit nëpërmjet privatit. Rama, nëpërmjet qeverisë së tij, vjedh në ndërtimin e rrugëve, 22 milionë euro kilometri, vjedh në shëndetësi, vjen në rikonstruksione, koncensione, kudo... Përditë zbulohen skema dhe afera korruptive ku janë të përfshirë njerëz e familjarë të afërm të ministrave, drjetorëve të qeverisë.

Rekordi i tretë ka të bëjë me fjalën e lirë. Ky njeri, si ka blerë mediat, vazhdon avazin e tij të propagandaës, dhe atje ku nuk ka mundur, vijon me presione, me kërcënime direkte të gazetërëve dhe fjalës së lirë. Ai fyen, shan e ofendon hapur, nga mëngjesi në darkë, gazetarët, ata që përditë denoncojnë lidhjet e tij me krimin dhe njerëz të inkriminuar, korrupsionin dhe paaftësinë e stafit e gjithë qeverisë së tij.

Të gjitha këto rekorde kriminale janë të majftueshme edhe për njeriun më të indoktrinuar në këtë vend, që t’i thotë jo Ramës, që ta largojë një herë e mirë nga karrigia e kryeministrit, pasi vendi çdo ditë e më tepër po rrëshqet drejt greminës./55news.al

Modifikuar më E Enjte, 21 February 2019 11:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...