Ose bën mbrapa Edi Rama ose akoma me mbrapa bën Shqipëria

E Enjte, 28 February 2019 14:51

Nga Fatmir Guda

Akti politik i opozitës për djegie mandatesh është hapi më ekstrem që ajo u shmang ta bënte dy vjet më parë më 25 Qërshor 2017. Partisë Demokratike qysh pas 2013-ës, kohë kur ajo kaloi në opozitë, për tja mbërritur në këtë vendimarrje i është dashur të kalojë nëpër një kalvar aksionesh politike me oshilacione të dukshme suksesesh e dështimesh e diktuar mbase edhe prej rregullave të lojës të shtetit ligjor apo rrethanave të krijuara brënda e jashtë vëndit, çka i ka imponuar të bëjë më shumë se një herë edhe hapa mbrapa. Dhe kjo gjë mbase i ka dhënë vlerësime maksimale tek partnerët ndërkombëtarë, por nga ana tjetër edhe i ka dhënë kosto të madhe sa i përket rënies së besueshmërisë tek publiku dhe tek antarësia e saj. Vlen të përmënden dy ndër tërheqjet më të bujshme të saj në këto 6 vite, që janë:
1.Tërheqja nga qëndrimi për mosmarrje pjesë në zgjedhjet lokale të 2015 pas ndarrjes së njëanshme politike që mazhoranca i bëri hartës territoriale dhe
2.Tërheqja nga vendimi për mospjesmarrje në zgjedhjet parlamentare të 2017 me Edi Ramën kryeministër, pas konstatimit të fenomenit të blerjes së votës me lekët e drogës në 3 zgjedhjet e pjesshme vendore në Korçë, Dibër dhe Kolonjë.
Pra, tanimë jemi në pikën kur vendimi për djegie mandatesh përkon me të tretën të vërtetën. Çka do të thotë se opozita është e destinuar jo prej bestytnisë, po prej fatit dhe ardhmërisë së saj t'i shkojë deri në fund këtij vendimi edhe pse gjendet nën presionet e njëpasnjëshme të ndërkombëtarëve, të cilët nga ana e tyre kategorikisht shprehen shabllon kundër bojkotit apo konfliktimit politik me pasojë destabilizimin nga cilado forcë politike në çdo vënd të botës, përfshi edhe vëndet në zhvillim siç është rasti i Shqipërisë.
Opozita në bllok pas aktit të braktisjes së parlamentit për ta detyruar Edi Ramën të dorëhiqet dhe t'i hapë rrugë një qeverie tranzitore, që do përgatiste zgjedhje të lira, ndodhet në një udhë të pashkelur më parë dhe mbi të gjitha pa kthim mbapa drejt arritjes së qëllimit të saj. Ajo që deklarohet nga PD dhe partitë e mbledhura rreth saj është vendimi për tu bërë njësh me popullin në protesta e përballje si ato që kanë ndodhur më 16, 21, 27 Shkurt, të cilat përveçse masivitetit e përkrahjes së gjerë qytetare, janë shoqëruar edhe me incidente e provokime të dhunshme midis protestuesve dhe kordoneve policore.
Dmth me gjithë kostot e mundshme për vëndin dhe vehten, opozita tanimë në një front akoma më të zgjeruar me dy ish-aleatë të "rilindjes" LSI dhe PDIU është stoike në hapat e hedhur duke paralajmëruar, se zgjatja sa më shumë në kohë e një mosreagimi nga ana e qeverisë do rrezikonte ta çonte vëndin edhe drejt destabilizimit.
Nga ana tjetër me kalimin e kohës edhe qeveria nuk do t'i shpëtojë syrit të ciklonit të faktorit ndërkombëtar, i cili po mëson çdo ditë fakte të reja mbi fajësinë e saj për situatën e krijuar në vënd dhe padyshim që me kohë presioni do kalojë tërësisht mbi mazhorancën, nga e cila do kërkohet zgjidhje me çdo kusht. Gjë që do të thotë, se Edi Rama, për të parën herë në përballjen e tij me Lulzim Bashën do të jetë i dënuar të bëjë mbrapa, pasi në të kundërt krriza mund të eskalojë parashikimet drejt një konflikti civil, duke i kushtuar vëndit dhe atij vetë shumë më shumë sesa meraku që ai ka për mosrrëzimin e mitit të pathyeshmërisë së tij në betejat me opozitën.
Për të patur një parashikim më të qartë mbi atë çka mund të ndodhë në një të ardhme të afërt, mjafton tu referohemi preçedentëve në këto 6 vite, ku Edi Rama edhe pse me reputacion më të konsoliduar në publik është parë edhe të bëjë tërheqje taktike. Sidomos kur është gjendur në përballjet që shoqërohen me një frymë mbarë kombëtare, sikurse ka qënë rasti i importit të armëve kimike apo protesta e studentëve në dhjetor 2018. Thënë kjo, shtimi i masivitetit të pjesmarrjes së qytetarëve përtej edhe numurit të atyre që tubuan më 16 Shkurt dhe rezistenca në kohë e protestës do ta çonte pashmangshmërisht kryeministrin drejt dorëzimit, paçka se për inerci të fitoreve arritur në përballjet e mëparshme me opozitën dhe momentit të presionit të ndërkombëtarëve po mbi opozitën i japin aktualisht favorin të deklarohet i vendosur për të mos bërë mbapa. Situatë kjo që po vazhdoi gjatë do të përkthehej në fund të fundit në hapa akoma më mbrapa për Shqipërinë dhe shqiptarët.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...