"Nuk jap dorëheqjen sikur nami të bëhet" thotë Rama, por 200 mijë shqiptarë rethojnë kryeministrinë më 16 Mars

Diel, 10 Mars 2019 12:22

Opozita ka thërritur protestën më të madhe, sipas saj, të bërë ndonjëherë në këto 28 vite. Parashikohen mbi 200 mijë veta para kryeministrisë dhe në Bulevardin “Deshmorët e Kombit” me datë 16 mars. Protesta ka si datë vetëm fillimin, por nuk ka datë mbarimi. Skenarin e kësaj dite e dijnë vetëm Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, të cilët janë shprehur se “nuk do ketë protestë tjetër, pasi me 16 mars do ta rrëzojmë kryeministrin”.

Nga ana e tij kryeministri Rama i pyetur nga “Koha Jone” tha prerë se nuk ka ndërmend ta mendojë dorëheqjen dhe se vetëm në vitin 2021 do të ketë zgjedhje parlamentare. Bile burime kryeministrore dhe nga kupola e PS-së u shprehën se “nuk jep dorëheqjen, sikur të bëhet nami me 16 apo 17 apo 18 mars!”.

Pra opozita po shkon në përplasjen finale me Edi Ramën, i cili me datë 16 mars ka urdhëruar krejt forcat e policisë të jenë Tiranë, duke lenë një shërbim formal nëpër rrethet e vendit. Llogariten mbi 7 mijë forca policie, pa harruar edhe forcat e ushtrisë, të cilat do vishen me uniformë policie për të mos renë në sy nga opozita dhe vëzhguesit e huaj.

Dhjetra televizione të huaja kanë kërkuar akredim për datën 16 mars, por e kanë lenë hapur datën e largimit. Kjo tregon se shërbimet partnere kanë informacione për përplasje të dhunshme nga moria e madhe e protestuesve, nëse kryeministri nuk vendos të pranojë zgjedhje të reja me një qeveri tjetër.

Data 16 mars, sipas opozitës, do jetë data finale e largimit të Edi Ramës.

Ndërkohë në grupin parlamentar të PS-së një ministër dhe tre ish-ministra, bashkë me disa deputetë, po shikojnë mundësinë e kërkesës për largimin e Ramës si kryeministër që vendi të mos shkojë në destabilitet e djegie./ Koha Jonë

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Skandali, serbët e Crvena Zvezdës do të luajnë në Kosovë!

Sport

Skandali, serbët e Crvena Zvezdës do të luajnë në Kosovë!

Crvena Zvezda do të luajë në Mitrovicë një nga ndeshjet e vlefshme për Kupën e Serbisë, pasi shorti e ka vënë përballë FK Trepçës, klubit të serbëve të Mitrovicës, që...

Incident në det, varkat koreanoveriore hapin zjarr ndaj marinës ruse

Globi

Incident në det, varkat koreanoveriore hapin zjarr ndaj marinës ruse

Rojet bregdetare ruse bëjnë me dije se kanë ndaluar 2 varka koreanoveriore në ujërat territoriale në Detin e Japonisë pasi një prej tyre hapi zjarr ndaj patrullës ruse. Sipas shërbimeve të...

Vasili: Skandali me stadiumin “Qemal Stafa”

Politikë

Vasili: Skandali me stadiumin “Qemal Stafa”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e cilëson skandal rikonstruksionin e stadiumit “Qemal Stafa”. Në një reagim në Fabook, Vasili shprehet se nga 20 mijë vende që ishte hapësira e stadiumit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!