Protesta/ Tritan Shehu: Terror në Këlcyrë në mbrojtje të abuzimit e arrogancës qeverisëse

Hënë, 11 Mars 2019 14:04

Përshkallëzimi i protestës së banorëve në Këlcyrë ka hyrë në javën e dytë të saj. Por zhvillimet e fundit nga terreni dhe protesta masive e së shtunës së kaluar, kanë acaruar edhe më tepër qëndrimin e Bashkisë dhe të Policisë së Përmetit.

Mesditën e sotme është shoqëruar për në Policinë e Përmetit, kreu i degës së PD në Këlcyrë Luan Malko i cili si gjithë qytetarët e tjerë këlcyriotë, i’u bashkua protestës së fundjavës së kaluar kundër shembjes së banesave dhe objekteve me vendim qeverie në qendër të qytetit të Këlcyrës.

Presioni shtetëror ka qenë shumë i lartë në dy ditët e fundit ndaj banorëve që protestojnë me qëllim heshtjen përballë një abuzimi prej miliona eurosh për projektin e ri të Këlcyrës.

Për zhvillimet e sotme në Këlcyrë, ka reaguar edhe ish deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu.

Postimi i plotë në Facebook i zotit Shehu.

Terror ne Këcyrë ne mbrojtje te abuzivizmit e arrogances qeverisese.

Ne Kelcyre sot jemi perballe nje operacioni policor terrorizues ndaj banoreve, per t’i bere ata te heshtin per projektin fantazem me vlere miliona Euro e procedurat anti ligjore, qe kerkon te hedhe ne rruge shume familje, gje qe nuk do ta arrijne kurre.

Aktualisht thirret aty ne polici nga drejtuesit e saj Kryetari i deges se PD Z.Luan Malko, per protesten e organizuar diten e shtune kunder shembjes abuzive te dhjetra banesave.

Ishte ajo nje proteste masive, krejt demokratike e paqesore e banoreve kunder ketij akti thellesisht arbitrar, ne kundershtim me te drejtat themeltare te njeriut, aspak transparent, me hije te medha korruptive.

Po keshtu midis te tjereve i behet presion edhe qytetarit Ismet Lile, qe ne menyre shume civile per dite te tera po proteston kunder shembjes se godines se tij, nje godine e ndertuar si te tjerat me leje prekatese shume vite me pare, brenda te gjithe kritereve urbanistike.

Ky dhe bashkeqytetaret e tij, ja kane perplasur te verteten ne sy ne zyre, kryetarit aktual te Bashkise, qe kerkon te shembe shtepite e qytetareve, gje per te cilen eshte shprehur kunder edhe i gjithe Keshilli Bashkiak, duke kerkuar anullimin e atij projekti.

Policia e prokuroria aty duhet te perfshihen jo duke thirrur Kryetarin e PD e banoret, por ideatoret e zbatuesit e ketij projekti te pa ligjeshem, qe i ngjan si dy pika uji atij te Astirit ne Tirane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...