Diplomati austriak: Protestat në Shqipëri, të justifikueshme

Hënë, 11 Mars 2019 17:42

Protestat në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit janë të justifikueshme, thotë për diplomati austriak Stefan Lehne. Ai mendon se lëvizje të tilla ndodhin edhe në vende të zhvilluara si në Francë dhe, ashtu si në BP ato tregojnë për nevojën që qeveritë të dëgjojnë zërin e qytetarëve.

Qeveritë duhet t’i marrin serizoisht këto shqetësime dhe të përfshihen në dialog real. Nëse njerëzit e shohin se shqetësimet e tyre adresohen nëpërmjet reformash reale, shtetet do të funksionojnë më mirë dhe qytetarët do të jenë më të kënaqur, shton ai.

I pyetur nga Politiko.al për çështjen e ndryshimit të kufijve, Lehne e quan një ide të rrezikshme. Megjithatë, shton studiuesi austriak, nëse udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë arrijnë një marrëveshje kjo duhet konsideruar seriozisht.

Si pjesë të mosrealizueshmërisë së idesë Lehne konsideron edhe faktin se polikanët në Kosovë nuk janë në një mendje sa i takon këmbimit të territoreve.

Stefan Lehne është studies vizitor në Carnegie Europe. Në peridhën 2009–2011, ai ka shërbyer si Drejtor i përgjithshëm i Çëshjeve politike në Ministrinë e Europës dhe cështjeve Ndërkombëtare të Austrisë. Në periudhën 2002–2008, ka qenë drejtor për Ballkanin, Europë Lindore dhe Azinë Qendrore në Sekretariatin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës. Para kësaj ai ishte shefi i task forcës për Ballkanin Perëndimor dhe Europën Qendrore.

Politiko.al/ Liridon Cecja

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...