Jorida Tabaku i përvishet Ramës:'Patericat e krimit nuk përfaqësojnë opozitën'

E mërkurë, 13 Mars 2019 18:48

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e ka cilësuar si parodinë e radhës që prodhon qeverisja Rama, shfaqjen e komedisë që prodhoi sot Parlamenti i krimit që sipas saj nuk përfaqëson më shqiptarët.

“Propaganda e qeverisë ka rënë, perdja është grisur dhe sot parodia në kuvend tregoi se në fakt ai është thjesht parlamenti i krimit dhe nuk përfaqëson shqiptarët! Patericat e krimit nuk mund të përfaqësojnë opozitën dhe opozitarët.”

Tabaku ka akuzuar më tej Ramën se ka tradhtuar interesin e shqiptarëve në këto 6 vite qeverisje, që kur në parlament solli krimin.

“Shqiptarët kanë 6 vite që janë tradhëtuar nga Rama. Interesin e shqiptareve e ka tradhëtuar Rama kur solli krimin në kuvend. Shqipërinë e braktisi Rama kur u ul gju më gju me krimin e organizuar.

Njeriu që rriti taksat e mbylli bizneset dhe njeriu që me paratë e shqiptarëve blen minutazhin në mediat ndërkombëtare. Interesin e shqiptarëve e tradhtoi Rama kur dha me koncesion çdo cep të Shqipërisë, kur miratoi ligje speciale dhe kur del në krahun e të fortit duke dhunuar të dobetin.

Interesin e shqiptarëve e tradhtoi Rama kur interesin për pushtet e vendos përpara interesit kombëtar. Tradhtari i vërtetë i shqiptarëve dhe aspiratës për integrimin në Europë dhe për një demokraci të vërtetë është njeriu që drogën, krimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve e ka parimin e vërtetë me të cilin jeton!

Më tej Tabaku u kërkoi shqiptarëve që ti bashkohen protestës së madhe të opozitës që do të mbahet më 16 mars përballë Kryeministrisë.

“Nuk ka më kohë Shqipëria për të humbur me Ramën! Nuk ka më kohë Shqipëria për eksperimente! Nuk kanë më kohë shqiptarët të dëgjojnë lajkat e atyre që i bëjnë fresk kryeministrit për një tender. Nuk kanë kohë shqiptarët të dëgjojnë lavdet për kryeministrin ne largim. Pasi ata meritojnë më shumë se tradhtarët dhe ato që i friken qeverisë. Më 16 Mars për të rikthyer shpresën!-shkruan Tabaku.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...