Skandali/ Policia presion kandidatit të opozitës për të pranuar mandatin e deputetit

E Enjte, 14 Mars 2019 13:54

Ish-deputeti Luan Baçi, kryetar i degës së PD-së në Fier, ka denoncuar sot një rast të paprecedent, kur policia po ushtron presione ndaj kandidatëve në listat për deputet që të pranojnë mandatin, për të plotësuar vakancën në Kuvend.

Baçi tha se kandidati për deputet në listat e PD, Pandeli Tole është arrestuar dhe është vënë në presion për të pranuar mandatin e deputetit.

“I kanë prerë flet arrestin dhe po e mbajnë brenda pasi nuk ka pranuar mandatin. Pandeli Tole po mbahet në mënyre të padrejtë’, ka thënë Baçi.

Baçi shtoi se policia është vendosur në shërbim të politikës.

“Mbahet në birucë dhe po i bëhet presion. Policia është vendosur në shërbim të politikës dhe qeverisë. Po cënon të drejtat e qytetarëve fierakë’, u shpreh Baçi.

Pandeli Tole është arrestuar mesditën e së mërkurës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vasili: Skandali me stadiumin “Qemal Stafa”

Politikë

Vasili: Skandali me stadiumin “Qemal Stafa”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e cilëson skandal rikonstruksionin e stadiumit “Qemal Stafa”. Në një reagim në Fabook, Vasili shprehet se nga 20 mijë vende që ishte hapësira e stadiumit...

Ish-kryeprokurorja Katica Janeva ofron 3 banesa për të dalë nga burgu

Bota Shqiptare

Ish-kryeprokurorja Katica Janeva ofron 3 banesa për të dalë nga burgu

Katica Janeva kërkon të lirohet nga paraburgimi në Shutkë. Ajo garanton se nuk do të arratiset dhe ofron si garanci apartamentet e vajzës dhe të birit dhe një apartament tjetër...

Emrat/ 6 kandidatë për Gjykatën Kushtetuese

Aktualitet

Emrat/ 6 kandidatë për Gjykatën Kushtetuese

6 kandidatë kanë paraqitur interes dhe kanë aplikuar për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese pas rihapjes së garës nga Kuvendi me 21 gusht të këtij viti. Prej tyre do të përzgjidhet vetëm...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!