Përmbledhja e takimit të sotëm, Intelektualët: Duhet ndryshim, asgjë e keqe nuk ndodh nëse Rama ikën

E Enjte, 14 Mars 2019 20:36

Artistët që janë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe që protestojnë prej më shumë se një viti, zhvilluan sot një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Forumi i intelektualëve ftoi kryedemokratin për t’u njohur me qëndrimin që opozita do të mbajë për ruajtjen e pasurive kulturore të vendit.

Mes pranishmëve pati jo vetëm figura që janë mbështesin kauzat e opozitës, por edhe intelektualë që pavarësisht bindjeve politike shprehën shqetësimin për mënyrën sesi trajtohet sot kultura, arti dhe trashëgimia historike.

Pavarësisht qëndrimeve personale të artistëve, që jo detyrimisht duhet të jenë dakord me Lulzim Bashën dhe opozitën, ajo që ra na sy ishte revolta dhe pakënaqësia e artistëve ndaj qeverisë së sotme. Jo vetëm për shkak të konflikteve politike, por për shkak të një krizë dhe degradimi të kulturës dhe konflikti që kjo qeveri ka importuar në gjithë shoqërinë shqiptare.

Emra si Edmond Tupja, Bujar Kapexhiu, Flutura Açka, Limoz Dizdari, Neritan Liçaj, etj, shprehën shqetësimin se sot nuk duhet mbrojtur vetëm Teatri Kombëtar, por duhet ruajtur nga “shembja” gjithë ngrehina shoqërore që kërcënohet nga papërgjegjshmëria, arroganca dhe lidhjet okulte të drejtuesve të institucioneve me ata që njihen si oligarkë.

Intelektualë të njohur që nuk mund të akuzohen si as të PD apo LSI dhe as si të vënë në shërbim të axhendave politike theksuan se vendi ka nevojë për një ndryshim rrënjësor. Një ndryshim të modelit qeverisë dhe politikë që e ka korrupsionin dhe degradimin e vlerave në sistem të rrezikshëm për gjithë shoqërinë.

Artisti Bujar Kapexhiu, gjatë fjalës së tij, u shpreh se largimi i një qeverive që mbahet mend për konflikt dhe përplasje me gjithë shtresat e shoqërisë, duke përfshirë dhe artistët, nuk duhet parë si tragjedi. “Nëse ikën, ikën dhe rreziku për gjithçka. Nëse të gjithë brenda vetes tonë të shohim Rama ik! Ikën rreziku ikin të gjitha dhe nuk prishet asgjë vetëm ndërtohet”,- tha Bujar Kapexhiu.

Në vijim mund të lexoni një pjesë të deklaratave që bën disa prej të pranishmëve në forumin “Arti në mbrojtje të Demokracisë dhe Interesit Publik”

Edmond Tupja:  Qeveria aktuale me kryeministrin ka frikë nga teatri, të gjithë diktatorët kanë frikë nga teatri kur ai nuk u shërben interesave të tyre sepse në teatër spektatori bën katarsisin, zhvishet. Dhe të zhvishesh do të thotë të shikosh veten lakuriq. Të zhvishesh lakuriq do të thotë të shikosh sa vlen dhe kur ti e kupton se nuk vlen urren vetveten dhe kërkon të shërohesh nga vetvetja. Kjo është për Zotin Rama.

Bujar Kapexhiu: ..Në mendjen e çdo qytetari sot duhet të ekzistojë vetëm një slogan. Dhe unë do ta shpjegoj me krijimin tim të fundit që ka dalë në gazetë. Ndodhia është në Elbasan, dy qytetarë një burrë e një grua që mbajnë tepsitë me ballokume dhe mes të dyve është Edi Rama që i shikon i çuditur sepse mes ballokumeve ata të dy kanë nga një tabelë Rama ik. Nëse të gjithë qytetarët që shesin ballokume në rrugën e gjatë të Elbasanit do të kishin Rama ik do të ishte shumë filmike. Duhet të ekzistojë. Nëse ikën, ikën dhe rreziku për gjithçka. Nëse të gjithë brenda vetes tonë të shohim Rama ik! Ikën rreziku ikin të gjitha dhe nuk prishet asgjë vetëm ndërtohet.

Agron Gjerkmarkaj: …Jemi ndoshta i vetmi vend në Evropë kur sharlatantët dhe banditët marrin vendim për intelektualët dhe jo e kundërta. Kjo lëvizje duhet të shërbejë si lëvizje emancipuese, jo thjesht për të ndryshuar qeverinë, por sistemin dhe mënyrën se si do të jetojmë në këtë vend”.

Flutura Açka: …Kur nuk dihej se çfarë do bëhej me teatrin, një shoqja ime më telefonoi dhe më pyeti: Flutura si mendon ti se cili mund të jetë hapi i fundit? I thashë se hapi i fundit mund të ishte të lidheshim me zinxhirë. Më thoni dhe unë do vij të lidhem. Dhe kjo mund të jetë një masë drastike nëse ndodh. Ky është një paralajmërim për ata që në një natë të errët mund të vendosin të shkojnë kundër dëshirave të artistëve…

Elsa Demo: …Duhen depolitizuar në mënyrë politike institucionet e kulturës. Nuk mjafton ndryshimi i qeverisë. Në vitet 2005-2006, e djathta po punonte për strategjinë e kulturës, këtu ka personalitete të PD-së që e kanë shkruar dhe ajo mbeti në sirtar. Përpara se PD të merrete pushtetin, me siguri kanë ndodhur tryeza edhe më të mëdha se kjo…

Neritan Liçaj: …Një artist i lirë mund të jetë një opozitar shumë i mirë. Është shumë e thjeshtë të ndihmosh artin, pasi arti është shumë i rëndësishëm për vendin në tërësi. “Të shkatërrosh artin shkatërron kombin. Jam krenar që kam marrë pjesë në protestat e zhvilluara gjatë kësaj periudhe, pasi arti përmbysi keqpolitikën me anë të atyre protestave…

Limoz Dizdari: .. Atëherë kur Rama ishte Ministër i Kulturës donte ta prishte Teatrin, ishte legjitime, protesta e aktorëve ishte e madhe, duhet ta them se duhet ta dini, e kërkonte me insistim dhe unë e pyesja me c’lekë do ta bësh se bie miu dhe thyen kokën, e ai më tha; Më ka premtuar qeveria greke dhe kryeministri i Greqisë që do ma japë lekë. Unë i thashë, që nga fshati yt, (Vunoi) është po ajo këngë që është në fshatin tim: Mblidhuni moj gra më qani burrin se unë po iki në dasëm. Unë nuk kam qenë as në databazën tuaj as në ambasada, më ka mjaftuar vetja ime, unë vij me kënaqësi jo për të sharë qeverinë, se e kemi për detyrë të mos e shajmë, por për të thënë të vërtetat që ajo ca është. Mollët e këqija duhen hequr dhe ato që sapo kanë filluar duhen pastruar.

Edmond Budina: Unë e ndjej pranverën dhe vërtet them se pranvera do të vijë. Pushtetet do të ndryshohen dhe demokracia është ajo që sa herë një pushtet nuk shkon, ne ndryshojmë dhe ndryshojmë pushtetet.

Ergys Mërtiri: Alarmi më i madh nuk është sistemi, por nevoja që interesat e mafiozëve, oligarkëve, të krimit të organizuar të zhvishen nga ndikimi i tyre në politikë dhe kjo besoj se është një alarm shumë i madh.  Edi Rama e ka masakruar sistemin, nuk po lejon garë politike, nuk po lejon median dhe institucionet të funksionojnë në mënyrë të pavarur. Ajo që na bën bashkë, është lufta me atë që ka kapur sistemin, për ta kthyer politikën brenda sistemit.

 Taulanda Jupi:  Mesazhi që teatri na jep sot është që qëndresa dhe bashkimi mund të bëjë ndryshimin. Siç luftuam për teatrin, duhet të luftojmë për një demokraci funksionale, që fillon me zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Mark Marku: Beteja për teatrin i ka treguar shoqërisë se për të mbrojtur diçka që është e drejtë, nuk ka nevojë të jesh shumë. Një akt i ngjashëm është akti i opozitës për të dorëzuar mandatet. Duke braktisur një institucion, e ka shembur atë institucion, praktikisht një institucion i krimit që nuk funksionon.

Rudi Erebara: Duhet të jemi të gjithë bashkë jo për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, por për të rrëzuar një sistemin që solli Ramën në pushtet. kësaj radhe u vertetua se pa votën tonë, do të rrijë Edi Rama ose do na vijnë ca Rama të tjerë. Duhet të jemi të gjithë bashkë që të rrëzojmë sistemin.

Ardian Vehbiu: …Është shumë vështirë të mbash larg kulturës politikën, sidomos në një vend kaq të ngushtuar dhe të sfilitur sa hapësira publike në Shqipëri. Por bindja ime është se duke vazhduar me këtë frymë që kemi mbajtur gjallë deri më sot, politika sërish do të ketë frikë, jo vetëm nga ju si shoqëri civile, por edhe nga kultura që ju përfaqësoni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...