Policia e Tiranës shoqëron ish-deputetin demokrat Luan Baçi, kreu i degës së PD-së në Fier.
Nga raportimet mësohet se gjithçka ka ndodhur pas mitingut të organizuar nga opozita në Tiranë.
Policia ka shoqeëruar ish-deputetin, pas një incidenti që ka ndodhur pranë Fakultetit të Shkencave Sociale.
Nga raportimet mësohet se një person ka qëlluar me grushte ndaj disa qytetarëve që ishin në praninë e ish-deputetit.
Ndërkohë që policia pasi ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka shoqëruar në mënyrë të dhunshme ish-deputetin demokrat.
Raportohet se të paktën tre makina policie kanë shkuar për të shoqëruar kreun lokal të PD-së.