Sandër Lleshaj, si leckë pastrimi e pluhurit të kokainës së Ramës

E mërkurë, 20 Mars 2019 19:15

Vendosmëria për të emëruar në krye të Ministrisë së Brendshme Sandër Lleshajn, duke shkelur Kushtetutën fillimisht dhe më pas duke e bërë zëvendës Ministër kur Presidenti Ilir Meta në bazë të ligjit nuk e emëroi, ripropozimi i tij pas refuzimit të parë e kishte një arsye për Edi Ramën. 

Me Sandër Lleshajn në krye të kupolës së policisë, Edi Rama habiti qytetarët e thjeshtë, por jo ata që e njihnin mirë Lleshajn dhe i dinin funksionet e tij përpara katapultimit në Ministrinë e Brendshme. 

Sandër Lleshaj ishte personi që e këshillonte Edi Ranmës, në pozicionin e Këshilltarit të Kryeministrit për sigurinë, në një periudhë të errët për Shqipërinë.
Sandër Lleshaj e këshillonte Ramën, kur Shqipëria u mbulua nga kanabisi. Ky njeri mund të mos ketë trafikuar drogë me Habilajt por është po aq përgjegjës për drogën e Saimir Tahirit.
Që nga emërimi i tij në Ministri, Sandër LLeshaj nuk është investuar aspak në goditjen e grupeve kriminale, aksione të nisura nga paraardhësi i tij Xhafaj që sollën edhe arrestimin e deputetëve socialistë.
Ky njeri është investuar vetëm në goditjen reagimeve qytetare. Të freskëta janë pamjet kur u dërgonte studentëve policinë e armatosur në Fakultete, vetëm e vetëm se ata ngritën zërin kundër Edi Ramës.
E ndërsa krimi bën kërdinë duke eliminuar mesatarisht një person në 48 orë, ngjarjet e fundit e kanë treguar këtë, Sandër Lleshaj merret me dhunimin e protestuesve.
Dje në mbrëmje ai dha një urdhër të çuditshëm për të rrethuar me FNSH zonën e astirit, ku banorë të saj protestojnë për 137 ditë me radhë. Ky urdhër ishte vetëm e vetëm që ti vejë ata në presion që të mos dalin më në protesta.
Sot në mesditë FNSH-në të armatosur me armë dhe veshur me skafandra e dërgoi te fermerët protestues që kërkojnë një të drejtë.
I vetmi rrezik aty ishte përmbytja e rrugës me qumështin që fermerët e derdhën në shenjë proteste.
Njëjtë ky njeri vepron edhe me protestuesit që kanë mbushur sheshet që pa aktit të opozitës, atë të lënies së mandateve.
Fotoja e vajzës së mitur me shall në fytyrë dhe me arushën e saj në dorë e rrethuar nga gazi helmues bëri xhiron e mediave kombëtare por edhe ndërkombëtare.
Mjaftojnë vetëm këto për të kuptuar pse Rama e donte me aq ngulm këtë njeri në krye të Minsitrisë së Brendshme.

Modifikuar më E mërkurë, 20 Mars 2019 19:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...