Histori persekutimi që përsëritet!

Premte, 22 Mars 2019 15:22

Nga Dash Visha

Ne kohe te ndryshme por me personazhe te njejte.

Ky djaloshi para meje quhet Dorian Protoduari.
Njeri nga qendrestaret e Unazes se Re ne mbrojtie te se Drejtes Kushtetuese, dhe te drejtes se zotit, sic eshte e drejta e baneses.
Filiz i nje familje te madhe patriote e demokrate.
Familja e tij ne diktaturen Enveriste kaloi nje kalvar mundimesh, vuajtiesh, denimesh e persekutimesh.
Me dhjetra persona nga gjiri i familjes se tij jane te pushkatuar, burgosur e torturuar, ne kampet e internimit, vetem e vetem se kurre nuk u pajtuan me sistemin e diktatures me te eger ne Europe.
Por me sa duket persekutimi i kesaj familje akoma nuk ka mbaruar.
Pas afro 30 vitesh Demokraci pas regjimit Enverist dhe instalimit te regjimit Edvinist kjo familje dhe vete Doriani po kalon nje periudhe te dyte vuajtiesh, denimesh, presionesh e shoqerimesh te here pas hershme ne birucat e komisariateve te diktatures se re te pinjolleve te bllokut.
Pas shpalljes se projektit dhe lidhjes se kontratave korruptive te tenderit perbindesh per zgjerimin e Unazes se Re, Doriani, familja e tij dhe mijra banore te kesaj zone kane dale ne rruge per mbrojtien e shtepive e bizneseve te tyre te ndertuara me mund, djerse e sakrifice qe nga 1990 e ne vazhdim.
Para disa muajsh u shoqerua e u mbajt ne paraburgim per disa muaj per ta presionuar e intimiduar qe mos behesh pjese e protestes.
Por Dori nuk terhiqet, nuk trembet dhe vazhdon ne mbrojtien e te drejtes kushtetuese, te drejten per te patur nje çati mbi koke.
E sikur mos mjaftonte mbajtia ne qelite e burgut per disa muaj Dorian Protoduari , perseri dje pas protestes popullore ne mbrojtie te te drejtave e lirive themelore te njeriut eshte ndaluar ne te hyrje te shtepise tij nga forcat speciale sikur te ishte kriminel e jo si nje protestues ne kohe demokracie.

E ketu ndodh perseritja e historise.
Sipas familjareve te tij , Gjyshin e Dorit, Asqeri Protoduarin ne 1979 e burgosi dhe kerkoi ta denonte me pushkatim per agjitacion e propogande, Daqi Ziu , i ati i Dhimitraq Ziut , Drejtor ne detyre i Policise se Tiranes me urdherin e te cilit dje u ndalua dhe u shoqerua ne ambjentet e birucave te Drejtorise se Policise Tiranes, Doriani.
Por jam i bindur qe Dori perseri nuk presionohet se me shume se familjen dhe shtepine e tij njeriu nuk ka se çfare te mbroje.
Dori , i gjithe Kombinati e Unaza e Re jane me Ty, ndaj mos u tremb se per post nesh ke ne krah dhe Kushtetuten e Zotin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...