Kongresi vetëm parfumosi xhenazen e PS-së

Saturday, 23 Mars 2019 16:27

Kreu i Partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima reagoi mbi megashow-n e Partisë Socialiste te “Nënë Tereza”, duke theksuar se Kongresi i sotëm vetëm sa e parfumosi kufomën e PS.

Kokëdhima shprehet se sulltani i Rilindjes sot prezantoi shërbëtorin e tij në krye të bashkisë për një tjetër mandat shkatërrimtar për Tiranën, me njerëz të sjellë forcërisht dhe të kërcënuar me bukën e gojës.

Kreu i partisë “Zgjidhja” theksoi se PS është një parti autokratike, e kapur dhe e kriminalizuar në çdo nivel të saj, mburojë e oligarkisë dhe mafies së krimit dhe korrupsionit, armike e lirisë dhe sovranitetit të popullit.

Deklarata e plotë

Rilindja mblodhi Kongresin në Tiranë. E quajti elektoral, sepse gjoja do të përcaktonte kandidatët për kryetarë bashkie, kur edhe çiliminjtë e dinë se kandidatët nuk dalin nga anëtarësia, por nga xhepi i kryetarit. Por kështu vendosi sulltani i Rilindjes, që sot, në mes të kongresit, bëri edhe një megashow te ‘Nënë Tereza’ për të prezantuar shërbëtorin e tij në krye të bashkisë së Tiranës për një mandat tjetër shkatërrimtar për Tiranën, të mbushur me njerëz të sjellë aty forcërisht dhe të kërcënuar me bukën e gojës. Harxhoi mbi gjysëm milioni euro për një tallje publike me Tiranën, në sheshin që mban emrin e humanistes së madhe shqiptare, kur qindra mijëra shqiptarë nuk kanë bukë në tryezat e tyre, të zhytur në skamje dhe mizerje nga mungesa e qeverisjes së përgjegjshme.

PS-ja është një parti autokratike, e kapur dhe e kriminalizuar në çdo nivel të saj, mburojë e oligarkisë dhe mafies së krimit dhe korrupsionit, armike e lirisë dhe sovranitetit të popullit. PS ka vdekur. Misioni i saj dhe i elitës së sotme politike ka mbaruar. Kongresi i sotëm nuk kontribuoi për asgjë, e thelloi krizën që ka pllakosur parlamentin dhe sistemin politik. Vetëm partia ZGJIDHJA ka alternativë. Ajo ka propozuar paktin e madh kombëtar gjithëpërfshirës për zgjidhjen e krizës së rëndë të sistemit politik, sistemit zgjedhor dhe institucioneve kushtetuese të Shqipërisë. Kongresi i sotëm i PS vetëm sa e parfumosi kufomën e saj.

E kisha paralajmëruar katër vite më parë shkatërrimin të PS-së nga sekti i Rilindjes, rrëmbimin e të gjitha kompetencave të forumeve dhe anëtarësisë nga një njeri i vetëm. Në 2 prill 2017 deklarova se Rama po e çon PS-në në humnerë dhe Shqipërinë në destabilizim, ato fjalë që sot socialistë të vjetër si Arta Dade po i artikulojnë përditë. Asokohe kërkova që PS të çlirohej nga Edi Rama dhe të bëhej parti e përgjegjshme, të shtynte për në vjeshtë zgjedhjet parlamentare që ishin parashikuar më 18 qershor dhe të kontribuonte për një kod të ri zgjedhor, kërkesa që janë kaq aktuale sot.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...