Basha nga Sllovenia: Nuk synojmë pushtetin, por dhënien fund të tranzicionit

Hënë, 15 Prill 2019 18:48

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij si i ftuar i Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin në Lubjanë të Sllovenisë, ka prekur disa tema, që në Shqipëri janë mës aktuale.

Sipas kreut të opozitës, imediate në vend është rikthimi funksional i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ka folur edhe një herë për aktin e djegies së mandateve parlamentare.

“Ne ndërmorëm një akt ekstrem, duke djegur mandatet, për ti rënë kambanave të alarmit ndaj krimit dhe korrupsionit të lidhur me qeverinë. Për shtetin e të drejtës dhe të një shteti që lufton krimin dhe korrupsionin. Ky akt, sigurisht që ka riskun e tij, por mungesa e Gjykatës Kushtetuese nuk na la zgjidhje tjetër”, u shpreh Basha.

Sipas Bashës, e gjithë kjo lëvizje politike nuk synon thjesht karriken e pushtetit, por dhënien fund të tranzicionit politik në Shqipëri.

“Kërkojmë zbatim real të ligjit, jo fals, zgjedhje të vërteta dhe jo false, një parlament ku qeveria jep llogari dhe jo një media të lirë dhe të pavarur, jo liri false, Kjo është diçka më shumë se zgjedhjet e rradhës. Partia ime nuk ka lindur si parti e zakonshme, lindi si lëvizje e Rinisë, ne nuk synojmë thjesht pushtetin, por dhënien fund të tranzicionit”, është shprehur kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Modifikuar më Hënë, 15 Prill 2019 18:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...