Policia shpërndan njoftimet e Arta Markut, Sandër Lleshaj kujtohet për grabitjen në Rinas

Premte, 19 Prill 2019 18:35

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku dhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, nuk po mund të mbajnë presionin publik për dështimin në zbulimin e autorëve të grabitjes spektakolare të rreth 10 milionë eurove, në Rinasit, mesditën e 9 Prillit 2019.

Zyrtarët më të lartë që janë përgjegjës për luftën kundër kriminalitetit, kanë nisur të përplasen me median, në tentativë të dështuar për të zhvendosur vëmendjen e publikut nga mungesa e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar.

Pasditen e së Premtes, Prokuroria për Krime të Rënda dhe Policia e Shtetit, dukshëm nën ndikimin e titullarëve të tyre, Arta Marku e Sandër Lleshaj, publikuan një “njoftim për median”, ku sulmonin po median, për raportimet mbi grabitjen e ndodhur në Rinas.

“Lidhur me disa publikime në media ditën e sotme, për hetimet mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Rinas, grupi i posaçëm hetimor deklaron se këto lajme janë të pavërteta dhe të pasakta”, thuhet në njoftimin e përbashkët të dy institucioneve, në të cilin nuk jepet asnjë referencë se për cilët “lajme” bëhet fjalë.

Njoftimi vijon më tej: “Duke përfituar nga ky komunikim me mediat dhe publikun, garantojmë qytetarët se Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjenci të tjera ligj zbatuese mbeten shumë të angazhuara për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të grabitjes, zbulimit të autorëve dhe përballjen e tyre me drejtësinë”.

Përtej garancisë së shprehur me fjalë, fakti është që, rreth dy javë pas grabitjes, si Policia, ashtu edhe Prokuroria nuk kanë asnjë person të identifikuar si të përfshirë në ngjarje. I vetmi personazh i identifikuar nga Policia është Admir Murataj, i cili mbeti i vdekur nga plumba ende të papërcaktuar se nga janë qëlluar.

Policia, në njoftimin paraprak për median menjëherë pas grabitjes, la të kuptohej se Admir Murataj u vra në një përplasje me armë me forcat policore, të cilat iu vunë në ndjekje grabitësve.

Por ky variant i Policisë nuk mbështetet nga prova të tjera të vendit të ngjarjes. Admir Murataj (nëse është ai, pasi edhe për këtë ka dyshime) mbeti i vdekur me një plumb në kokë, ndërkohë që nuk është zbuluar ende se nga është qitur predha vdekjeprurëse. Ekspertë policorë kanë hedhur dyshimet se viktima e kësaj ngjarjeje mund të jetë vrarë nga bashkëpunëtorët e tij.

Gjithësesi, Arta Marku dhe Sandër Lleshaj duket se nuk janë të shqetësuar më shumë për zbulimin e plotë të ngjarjes, por për imazhin e tyre. Dhe, në fakt, në pozicionet e tyre, kanë të drejtë.

Arta Marku pritet të kandidojë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të plotë. Ajo ka dështuar në mënyrë spektakolare në menaxhimin e institucionit gjatë përkohshmërisë së saj, e cila ka arritur në rreth 16 muaj.
Ky keq-menaxhim institucional, duke i shtuar edhe dështimin në zbulimin e ngjarjeve të rënda, i ulin shumë pikë kandidaturës së Arta Markut për një mandat të plotë 7-vjeçar në krye të institucionit të Akuzës.

Në krah të Markut gjendet Sandër Lleshaj, një prej ministrave të brendshëm më qesharak që ka njohur historia e pluralizimit shqiptar. Mandati i Lleshajt në krye të Ministrisë së Brendshme mban vetëm shenjën, ose më saktë, kundërmimin e gazit lotsjellës, që është përdorur me shumicë kundër protestuesve të opozitës dhe çdo grupimi tjetër shoqëror që kundërshton politikat e gabuara të idhullit të tij, kryeministrit Edi Rama.

Sa për kronikë, njoftimi i përbashkët Polici-Prokurori, mbyllet me frazën standarte: “Çdo qytetar që ka informacion që beson se ndihmon hetimin, mund të telefonojë falas në numrin 112, duke ju garantuar anonimatin”.

Policia dhe Prokuroria shpresojnë që të ndihmohen nga qytetarët, pasi vetë duken të dorëzuar në zbulimin e autorëve të grabitjes spektakolare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...