Basha uron shqiptarët për Pashkët me video live nga kisha e Shna Ndout

Diel, 21 Prill 2019 10:11

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka uruar besimtarët katolikë shqiptarë për festën e tyre të Pashkëve me një video live nga kisha e Shna Ndout në Laç.

Ndiqni mesazhin e tij:

“Sapo kam mbërritur në një nga vendet më të shenjta për shqiptarët, Kishën e Shna Ndoit në Laç dhe dua prej këtej t’ju uroj gjithë shqiptarëve katolikë e ungjillorë, të gjithë shqiptarëve: Gëzuar për shumë vjet Pashkët! Lutem në këtë ditë për gjithë bashkëqytetarët mi, veçanërisht për ata në nevojë, për të vobektit, për të sëmurët dhe familjarët e tyre. Ata që vuajnë padrejtësitë. Lutem që kjo ditë e ngjalljes së Krishtit të jetë dita e ringjalljes së shpresës dhe besimit tek paqja dhe e nesërmja e sigurt nën drejtimin e Zotit besimplotë”,- shprehet Basha.

Ai po ashtu dha një mesazh për çdo shqiptar, të cilët i ftoi të bashkohen me qëllim çlirimni e Shqipërisë nga padrejtësitë.

“Sot kam një urim për të gjithë shqiptarët kudo ku janë që Zoti të na e ndriçojë rrugën e bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë, për tu bashkuar të gjithë si vëllezër e motra nën Perëndinë, nën Zotin në këtë ditë të ngjalljes së Krishtit dhe të shpresës! Për një Shqipëri të paqes, të së ardhmes më të mirë për çdo familje, për çdo shqiptar! Zoti e bekoftë Shqipërinë”,- uroi Basha ndër të tjera.

Modifikuar më Diel, 21 Prill 2019 10:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...