Shifrat zyrtare/ Rriten me 120% kërkesat e shqiptarëve për azil në Irlandë

Hënë, 22 Prill 2019 10:38

Zyra e Emigracionit në Irlandë ka publikuar numrin e shtetasve qe kanë aplikuar për azil gjatë muajit Shkurt. Në vend të parë renditen sërish shqiptarët, që lënë pas gjeorgjianët dhe shtetasit nga Zimbabve.

Sipas të dhënave, 138 shqiptarë aplikuan në total për azil, teksa arsyet kryesore janë për shkaqe ekonomike dhe politike. Shifra eshte dyfish me e larte krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2018, ku aplikuan vetëm 56 persona.

Numri i lartë i aplikimeve ka shqetësuar autoritetet vendase, teksa ministrja për Çështjet Evropiane, Helen Mcentee në një vizitë në Tiranë më 13 shkurt la të kuptohet se vendi i saj mund të mos votojë pro hapjes së negociatave në Qershor.

Rritja e numrit të azil-kërkuesve ishte një ndër arsyet që detyruan autoritetet holandeze të kërkojnë rikthimin e vizave për qytetarët shqiptar, javën e kaluar. Partitë që ndërmorën këtë hap ishin: VVD, CDA, PVV, SP, CU; të cilat bashkërisht kanë 92 deputetë nga 150. Partitë VVD, CDA dhe CU janë 3 nga 4 partitë të koalicionit qeverisës.

gf 1024x506

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...