“Mesazhi që ta dëgjojë bota?”, turma i përgjigjet Bashës: Rama ik!

Hënë, 13 May 2019 19:40

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kërkuar protestuesve ta ndjekin në itinerarin e përcaktuar të marshimit të opozitës. Ai tha se ky është marshimi i shpresës, i lirisë, kundër dhunës qeveritare. Basha i ka drejtuar turmës një pyetje, për t’i dhënë një mesazh Shqipërisë dhe botës, duke marrë prej tyre përgjigjen ‘Rama ik!’.

“Jemi gati për marshimin historik të protestës. Na ndiqni, bëhuni gati për këtë marshim, të nisim marshimin tonë të shpresës, të lirisë, të demokracisë, kundër dhunës qeveritare, kundër dhunës së pushtetit të bërë njësh me krimin. Dy institucione që iu takojnë qytetarëve janë pjesë e bashkimit tonë. Qeveria e cila është e kapur nga krimi. Cili është mesazhi juaj ta dëgjojë Shqipëria, ta dëgjojë bota? Rama ik.

Të gjithë aleatët e PD-së, të gjithë partitë opozitare dhe artistët e Teatrit Kombëtar, pedagogët e universiteteve, elita, drita e syve tanë, rinia shqiptare, studentët shqiptarë të bashkuar, njerëzit e larguar me të padrejtë nga administrata dhe për fat të mirë shumë të tjerë sot akoma në administratë që kanë thyer frikën. Frika po vdes, shpresa po ngjallet.

Marshimi ynë, së pari drejt institucionit të kryeministrit, që nuk nxjerr më ligje, më pas drejt Drejtorisë e Përgjithshme e Policisë, me mesazhin se ne duam një polici të ligjit, jo një polici të krimit. Pas kësaj drejt Parlamentit, dhe më pas drejt Ministrisë së Brendshme, ku sundon një njeri që s’njeh kushtetutë dhe ligj, por vetëm një vegël e verbër. Dhe së fundmi aty ku mbahen vëllezërit dhe motrat tona, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Le t’u japim dhe njëherë shqiptarëve kumtin e protestës sonë ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, ‘Rama ik””, deklaroi Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...