Tallja me 21 janarin/ Si po i shpërblen PS gardistët

Tuesday, 14 May 2019 14:17

Edi Rama ka mbrojtur sot vendimin e tij për të caktuar në Bashkinë e Matit një nga gardistët e grupit të zjarrit që vranë 4 persona në 21 janar. Ai u pyet në konferencën për shtyp nga gazetarja Ambrozia Meta se ai bën shumë propagandë për 21 janarin, por njërin nga grupi që ishte atë ditë, Agron Malajn, e ka caktuar si kandidat për të fituar bashkinë. “Ju e keni amnistuar pasi në 2013 Saimir Tahiri e pushoi atë nga garda”, vërejti gazetarja. Kryeministri është mbrojtur duke thënë se “Malaj nuk ka marre pjese ne asnë moment në asnjë shkelje të ligjit. Ju keni të drejtën dhe detyrën të investigoni përpara se ti vendosni njerëzit në korrnizë” tha ai. Ai u mbrojt duke thënë se me ardhjen e socialistve në pushtet, Malaj “nuk është larguar për të konfirmuar fajësinë morale, Por për ti dhënë mundësi transparencës për gjithë procesin”. Për ta përforcuar kryeministri shtoi: “Ai ka informuar imtësisht për 21 janarin”.
Pra, sipas Ramës,, ai e ka shplarë “krimin” moral duke tradhëtuar shokët e asaj dite.
Gjithithësesi, Malaj nuk është rasti i vetëm kur shefi i soilistëve ka ndryshuar qëndrim për ditën më të zezë të demokracisë në Shqipëri. Ai fillimisht amnistoi Ilir Metën që e bri pjesë të pushtetit dhe më pas të gjithë ata pronarë mediash dhe biznesmnë të mëdhenj që atë ditë ishin me gardistët që qëlluan mbi turmën. Ndaj, ndoshta i tërë ky enturaah njerzish nuk kishte si mos qe i përfaqësuar së paku në pushtetin lokal.

©Lapsi.al

Modifikuar më Tuesday, 14 May 2019 14:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...