Zbardhet raporti i APP, 39% e tenderave me shkelje

E Enjte, 16 May 2019 22:02

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) raportoi pranë Komisionit Parlamentar Ekonomik në lidhje me mënyrën se si zhvillohen tenderat në Shqipëri. Ky ishte në raportim vjetor i bërë nga drejtoresha e Agjencisë së Prokurimit publik dhe hodhi dritë mbi mënyrën e zhvillimit të tenderave

APP mbikëqyr dhe administron procesin e tenderimit i cili në vetvete tregon mënyrën se si përdoren paratë publike. Autoriteti kontraktues, që përgjithësisht janë institucionet e shtetit shqiptar, lidhin kontrata me subjekte private të cilat kryejnë punë ose shërbime publike. Paratë e përdorura përgjithësisht janë para të buxhetit të shtetit (ka dhe raste kur paratë janë grante të dhuruara nga institucione apo organizata ndërkombëtare).

Në raportimin për vitin e kaluar u mësua se janë dorëzuar 1145 ankesa pranë Komisionit të Prokurimit Publik nga operatorë të ndryshëm ekonomikë dhe pas shqyrtimit të tyre është konkluduar se rreth gjysma e tyre ishin të parregullt. Konkretisht 39% e ankesave janë konsideruar të drejta nga Komisioni i Prokurimit Publik.

Sipas drejtoreshës së APP Evis Shurdha në 39% të rasteve Komisioni i Prokurimit Publik ka kthyer vendimet e marra nga autoritetet kontraktuese.

Pse është i rëndësishëm procesi i Prokurimit Publik?

Procesi i prokurimit publik është shumë i rëndësishëm sepse tregon mënyrën se si shpenzohen paratë publike, taksat e qytetarëve. Shqipëria në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit me Bashkimin Evropian ka disa kushte dhe direktiva të përcaktuara të cilat duhet t’i zbatojë dhe t’i përmbushë. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje Shqipëria duhet të përafrojë legjislacionin e saj me atë të Bashkimit Evropian./citizens-channel.com

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...