Basha: Pengesa më e madhe për bashkëpunim me PS është lartësimi i vesit dhe kriminelëve, njësoj si diktatura komuniste

Hënë, 20 May 2019 19:52

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në qytetin e Shkodrës, ku po merr pjesë dhe do të përcjellë një mesazh në ceremoninë e inagurimit të Memorialit të viktimave të regjimit komunist. Memoriali është ndërtuar nga Bashkia e Shkodrës, në bashkëpunim të ngushtë me të persekutuarit politikë, organizatën “Drejtesi dhe Paqe” dhe me bashkëfinancimin Renovabis e donatorë vendas e të huaj. Është një kryevepër memoriale, që lartëson në monument realitetin e vuajtjes së intelektualeve, hoxhallarëve e priftërinjve, burrave e grave, të rinjve, nënave e familjeve tona, që vuajtën tmerrin, u masakruan, u interrnuan e u vranë.

Pjese nga fjala e Bashes

Jam këtu me vetëdijen e plotë të peshës dhe përgjegjësisë që kam unë dhe partia ime. I vetëdijshëm që gjithçka që është arritur në raport me borxhin e pashlyeshëm të mirënjohjes kombëtare, morale, ndaj të përndjekurve politikë, familjarëve dhe pasardhësve të tyre, është meritë e PD-së dhe gjithçka që nuk është arritur, është përgjegjësi e Partisë Demokratike. Nuk mund ta kërkoni dhe as nuk dua ta kërkoni askund tjetër. Përgjegjësia është e jona. Ndjesa e thellë për gjithçka që nuk është arritur, është e jona.
Zotimi është I imi dhe I PD, për ta çuar deri në fund!
E them këtë me hidhërim të thellë në zemër, sepse kjo duhet të ishte një nga çeshtjet që duhet të na bashkonte, të gjithë partitë politike, në veçanti partitë kryesore në vend. Por e dimë fare mirë, se diçka na pengon ta bëjmë këtë duke I shtrirë njëri-tjetrit. Akoma na pengon!
Na pengon edhe këto ditë, kur nesër bëhemi gati të përkujtojmë Spaçin e pasnesër 35 vjetorin e Qafë Barit. Na pengon jo thjeshtë dhe vetëm prej rotorikës, por për shkak të falsifikimit brutal të historisë, lartësimit të vesit të kriminelëve, që I shërbyen vesit dhe zhytjes së Shqipërisë në mjerimin më të madh human që ka njohur Europa

Modifikuar më Hënë, 20 May 2019 19:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...