Haradinaj vizitë te Merkel, Thaçi te Rama

Tuesday, 21 May 2019 19:56

Në datat 5 dhe 6 qershor Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Gjermani me ftesë të Kancelares Angela Merkel.
Një zhvillim jo i papritur duke parë se si gjërat rrodhën ën Samitin e Berlinit ku u varros njëherë e mirë ideja “Rama-Vuçiç-Thaçi” për ndryshimin e territoreve të Kosovës. Takimi priitet të ketë fokus kryesor liberalizimin e vizave me Kosovën, por edhe bashkëbisedimet Serbi-Kosovë.
Samiti i Berlinit pati një konkluzion të qartë: Bashkimi Europian refuzoi ndryshimin e kufijve në Ballkan, përkatësisht copëtimin e Kosovës. Kjo ide antieuropiane e luftënxitëse e Ramës, Thaçit e Vuçiçit u varros në Berlin. Nervozizmat mbi dështimin e kësaj tresheje u lëshuan edhe mbi kryeministrin Haradinaj, ky i fundit deklaroi se i është bërë presion gjatë takimit më shumë nga shqiptarët prezentë Edi Rama dhe Hashim Thaçi se sa Presidenti i Serbisë Vuçiç.
Por ndërsa është lajmëruar takimi i rëndësishëm mes Haradinaj dhe Kancelares Merkel, intrigat për ndryshimin e kufijve vazhdojnë në Tiranë. Sot, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi njoftoi se ka takuar kryeministrin Edi Rama dhe se ka biseduar për çështjen e Kosovës.
Mësohet se pjesë e bisedimeve Thaçi-Rama ka qenë vazhdimi i projektit që i shërben Serbisë së Madhe. Thaçi e Rama nuk e kanë marrë ende mësimin e Samitit dhe bisedimi ende për diçka që u “varros” në Berlin është karshillik edhe ndaj qëndrimit ndërkombëtar mbi ndarjen e territoreve të Kosovës. Por, në të njëjtën kohë Gjermania po tregohet e gatshme që ta mbajë larg këtë ide dhe takime intensive si ai i Haradinajt dhe Merkelit pritet të shtohen në të ardhmen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...