Turpi i radhës! Rama e paraqet Telemjeksinë, inauguruar në shtator 2011, si vepër të tij!

E mërkurë, 22 May 2019 12:30

 

Sot shkollepaku ne kuturisjen e tij te çartur te radhes u shfaq te fliste prap per shendetesine.

Sa here qe ky flet per shendetesine te gjithe vetem qeshin,disa me ze te forte,disa me ze te ulet,disa me nje buzeqeshje te brendeshme,por ama te gjithe qeshin dhe shume bile.

Sot shkollepaku me sebepin e e-learning keputi folklor analfabetesh sa mundi.

Tha qe po lufton hilet e mjekeve ne edukimin ne vazhdim, mire qe nuk tha do ti fusim ne burg ata mjeke, qe nuk permbushin edukimin ne vazhdim.

Na tha shkollepaku,qe kjo mjeksia e tij s'ka te krahasuar me ate te 5-6 vjet perpara.

Por meqe te tijte e tallin si gjithmone dhe ky perserit si papagall cfare i shkruajne, hajt ti kujtojme ca gjera.
Se eshte turp i madh qe Shqiperia te kete nje elifmatrak te tille ne krye te qeverise, qe vetem genjen dhe keput brockulla per shendetesine.

Shkollepak:

Se pari: Edukimi ne vazhdim u ideua dhe filloi te funksionoje qe ne vitin 2008 dhe qe ne gusht 2010 ishte funksionues: "Plani kombëtar dhe planifikimi individual i aktiviteteve të edukimit në vazhdim për punonjësit e shëndetësisë”.

Se dyti edukimi ne vazhdim nuk eshte thjesht nje detyrim,por shume me shume se kaq ai eshte fryme teresore sistemike per t'ju rikthyer fort dijes mjeksore ne te gjitha format e pervehtesimit te saj.

Se treti E- learning eshte vetem nje prej instrumenteve,ndersa puna individuale dhe ajo kerkimore shkencore eshte nje bote kaq e madhe dhe e larmishme dhe me kaq shume forma, sa qe uleritja analfabete e kryeministrit per vetem njeren prej tyre, e ben te duket si indianet e amerikes,qe habiteshin dhe shkembenin nje cope xhami me flori.

Se katerti: e- learning nuk eshte xhandari i sistemit te edukimit ne vazhdim, por eshte e perseris nje instrument ne funksion te sistemit.

Se pesti: shkollepaku foli edhe gjoja per botime gjithefaresh te mjekeve, qe sipas tij nuk kane vlere dhe qe jane kot.Ky analfabet nuk e di qe cdo reviste mjeksore ka rankimin e saj pra vleren e vet ne graduatorin shkencor te vleres.
Pra vleren e nje botimi nuk e cakton shkollepaku ne Shqiperi dhe qeveria e tij,por standarti boteror i njejte dhe i barabarte per te gjithe.

Se gjashti:me qe ky permend telemjeksine si veper te tij. 
Telemjeksia eshte nje projekt kombetar i insuguruar qe ne shtator 2011 me mbeshtetjen e financimin e SHBA nepermjet USAID dhe nuk eshte bere nga ky shkollepak.

Se fundi:
per shkollepakun shendetesia eshte nje hicgje,pa vlere dhe pa rendesi aqsa edhe e katandisi nga nje Ministri e plote dhe funksionuese ne nje kat mizerabel brenda Ministrise se Punes.

Kaq per sot shkollepak, se edhe kaq veshtire se i kupton ti.

P.S.shkollepak ke edhe me foto VKM e 2008 per ngritjen e Edukimit ne Vazhdim dhe foton e Inaugurimit te Telemjeksise.
Te tallin... je nja 10 vjet prapa...

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...