Milot-Balldren/PD: Garon ish-deputeti PS, pastrim parash si Unaza

Premte, 31 May 2019 14:59

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, se bashku me drejtuesen e departamentit antikorrupsion në PD, Lealba Pelinku kanë denoncuar sot koncensionin për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren, duke u shprehur se ka dyshimembi një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash nga kompania ANK shpk.

“Koncesionari thotë se do të marrë një kredi bankare 70 milionë euro, duke përcaktuar edhe normën e interesit mbi të prej 5%. Por me një kapital prej vetëm 4 milionë eurosh të deklaruar në QKB, kush do të jetë garanti i saj për këtë kredi me një vlerë të tillë dhe interesa kaq të larta? A i ka dalë qeveria garante me marrëveshjen e bërë për këtë hua”,- pyesin demokratet

Sipas tyre, një nga kompanitë në garë është ajo e ish-deputetit të PS-së, Agim Kola, ndërsa kompania tjetër nuk ka asnjë kapacitet. “Kompania e ka fituar koncesionin pa garë, pa transparencë pa përcaktuar asnjë kusht për transparencë të hapur. Kjo shoqëri fut në lojë paratë e pista, duket si një skemë e ngjashme si me Unazën e Re”.

Tabaku kërkoi ndër të tjera që “Prokuroria të nisë hetimet, pasi pasojat për këdo që firmosë do të jenë shumë të rënda”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...