‘The Economist’: Shumë deputetë të Bundestagut nuk janë të bindur për Reformat e Shqipërisë

E Enjte, 13 June 2019 08:22

Zgjerimi i Bashkimit Europian nuk është më në modë. Asnjë vend nuk i është bashkuar më Unionit që pas Kroacisë në 2013-ën. Aktualisht Hungaria dhe Polonia sulmojnë gjykatësit dhe mediat duke sjellë në vëmendje debatin e kohëve më parë se aderimi në Bashkimin Europian mund të sjellë zakonet e vjetra në vende me të kaluar diktatoriale”.

Kështu nis një shkrim i prestigjiozes “The Economist” për çështjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut, por ku përmendet edhe Shqipëria. Për fqinjët tanë thuhet se kanë bërë një punë të shkëlqyeshme kohët e fundit që pas dhënies fund të mosmarrëveshjes për emrin, kryeministri Zaev ka nisur edhe veprime konkrete për të luftuar korrupsionin në nivele të larta duke reformuar edhe gjyqësorin.

 “The Economist” thotë se tashmë është qartë se Franca dhe Holanda janë pengesë për zgjerimin e mëtejshëm të BE. Në Paris, Emmanuel Macron vazhdon t’i qëndrojë bindjes se BE duhet të reformohet brenda saj përpara se të vijojë zgjerimin. Ai nuk e fsheh më as frikën që ka nga rritja e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen.

Në Gjermani, gjithashtu Angela Merkel ka nevojë për mbështetjen e Bundestagut për të lejuar nisjen e negociatave, por CDU vijon të bëjë rezistencë. Ata thonë se kanë nevojë për shumë kohë.

Sipas “The Economist” shumë nga anëtarët e Bundestagut nuk janë të bindur për reformat e Shqipërisë në gjyqësor, të tjerë duan që vendet të ndahen, (Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut), por ka edhe nga ata deputetë që duan t’i japin një goditje Merkel në fund të mandatit pasi autoriteti i kancelares po zvogëlohet në mbarim të karrierës politike.

“Në planin fillestar do të duhej që të dyja vendet të merrnin nisjen e negociatave në 18 qershor. Tashmë kjo duket e pamundur” – shkruan “The Economist”.

“Një samit i lidëreve mund të mblidhet në korrik ku është e sigurt që Maqedonia e Veriut do të kalonte, por Bundestagu do të ketë nisur pushimet. Një tjetër mundësi është në fund të tetorit, por deri atëherë do të ketë kaluar më shumë kohë dhe gjërat nuk mund të jenë radikalizuar”, – shkruan “The Economist” që i kushton rëndësi problemeve që mund të ketë qeveria e Zaev në rast të shtyrjes së hapjes së negociatave. Sa i takon Shqipërisë thuhet se ajo mbetet në situatë politike jo të qëndrueshme dhe se shtyrja e hapjes së negociatave mund të justifikohej.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...