Gjermania nuk njeh 30 qershorin si datë zgjedhjesh/ Të veprohet me përgjegjësi, nga kjo krizë dilet…

Premte, 14 June 2019 22:22

Data 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve duket se nuk po legjitimohet as nga ndërkombëtarët.

Reagimi i qeverisë gjermane, përmes ministrit të Jashtëm, Heiko Maas, apelon për dialog mes palëve, ndërkohë që në asnjë rrjesht nuk flitet për datën 30 qershor, tashmë të anulluar me një dekret të veccantë nga Presidenti Ilir Meta për zhvillimin e zgjedhjeve.

“Konfliktet duhet të zgjidhen në kuadër të institucioneve demokratike. Bojkoti sipas mendimit tonë, është rrugë e gabuar.

“Është mirë që po vihet re një gatishmëri për dialog tek të dyja palët. Nëse të gjithë aktorët veprojnë me përgjegjësi atëherë demokracia shqiptare ka shansin të dalë më e fortë nga kjo krizë”, tha ai duke pasur parasysh konfliktin e brendshëm aktual në Shqipëri mes pozitës dhe opozitës.

“Dhe për këtë ne i urojmë sukses qeverisë”, tha ministri.

Pra duket se reagimi zyrtar i qeverisë shqiptare ngarkon me përgjegjësi për dialogun edhe Qeverinë Rama.

Kjo e fundit insiston brenda dhe jashtë vendit me idenë e zhvillimit të zgjedhjeve më 30 qershor, ndonëse në aspektin e brendshëm politik, kanë mbetur të vetëm, pasi edhe shumë prej aleatëve tradicionalë të PS-së janë shprehur në favor të dekretit presidencial.

Ndoshta Rama po bën një lojë nervash, por i kapur mat nga lëvizja e Presidentit që anulloi mbajtjen e zgjedhjeve, duket se po tenton të fitojë kohë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...