Optimizmi është argëtim për të pamençurit?!

Diel, 16 June 2019 09:41

Nga Skënder MULLIQI

Njerëzit jo human, njerëzit me biogarfi kriminale, njerëzit që e kan injorue realitetin, janë optimist për jetën, kurse njerëzit e ndershem, njerëzit të cilët po jetojnë me mundin dhe djersën e vet, gjithnjë e më shumë po iu humb optimizmi për jetë. Kjo për faktin së janë të pa fuqishem nga kategoria e parë ta rregullojnë jetën për familjët e tyre.Të bëhemi të sinqertë , bandat po bëhën model për jetën në shumë shtete të botës!!! Këta nuk I marrin për bazë elementet relevante dhe faktet reale, por po i injorojnë ato nga lakmia për përfitime dhe pushtet apsolut.Nga këtu edhe po humb optimizmi i njeriut të thjesht. Injorantët janë asgjë tjetër veq njerëz të trashë ne mendje.Me lloj të tillë sundimtarësh veq sa shumica e qytetarëve nuk e kan marr malin siq thote një fjalë e popullit.Pavarësisht që disa njerëz në krye të politikës po bajnë përpjekje që gjendjën e pergjithshme, sado kudo ta ndryshojnë pozitivisht.Për tu ballafaquar më të vertetën duhet qenë real, jo optimist duke I ndëgjuar njerëzit e porositur të partive politike , të cilët përhapin optimizem të pabazuar.Thuhet së optimizmi është argëtim për te pamenqurit. Optimizmi pa posedimin e mjeteve të duhura për jetë, u shëreben njerëzve jo kompetent dhe të korruptuarve.Kosovës I duhet përballja më realitetin , përballja më sfidat politike dhe ekonomike të cilat e ngrisin mirëqenjën dhe hapin përspektiva për të rinjët .Këta udhëheqës të pas luftës na kan kthye për së 30 vite mbrapa.Dhe, sigurisht së nuk është aspak për tu quditur së rinia po ikin për Perëndim, duke pritur pleqërinë jo të qetë. Model jo vetëm për Kosovën dhe Shqipërinë por, edhe për shumë vende demokratike së si duhet të funksionojë një shtet, është Suedia .Ky shtet nuk iu jep asgjë më shumë njerëzve të politikës në krahasim më njerëzit e thjeshtë.Njerëzit e politikës atje shkojnë në punë pa automobila zyrtar siq po shkojnë këta njerëzit tanë të politikës, të cilët kurrë nuk e kan pasur një luks të tillë. Politikanët në Suedi nuk gëzojnë imunitet. Banesat e tyre janë shumë modeste.Nuk kan vila mbrenda shtetit dhe jashtë shtetit, dhe nuk kan miliona në banka, nga djersa dhe mundi I popullit .Vetëm I pari I shtetit ka të drejtë të shfrytëzon automobilin e shtetit dhe sigurimin, me pagë modeste.Të ne u bënë dhe po bëhën milionerë mbrenda nate, dhe as nuk skuqen dhe as nuk marrohen fare. Shumë vështirë më këta njerëz të kemi shtete normale, dhe shoqeri të rregulluar sipas standardeve të shteteve të përparuara siq është Suedia …Zoti na daltë në ndihmë!!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...