Gjyq me Bild? Në Gjermani nuk ka Dvoran

Tuesday, 18 June 2019 14:46

Pas publikimit të 16 përgijmeve të reja nga gazeta prestigjioze “Bild”, ku faktohet se Edi Rama e dinte dhe ishte pjesë e kësaj loje, kësaj blerjeje të ulët, që të mund t’i siguronte Ramës gjithë tepsinë për vete, ashtu siç edhe ia siguroi, kryeministri ka reaguar  duke shkruar se ka vendosur të çojë në gjykatë gazetarin gjerman, Peter Tiede. “Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar, ku drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme,le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar!”, shkruan Rama, i cili e pranon edhe vetë se “drejtësia nuk bën lojra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet”, por harron që në Gjermani nuk ka një Adrian Dvorani që  ta gjykojë, ashtu siç edhe kaloi vettingun, pa u lagur. Rama duhet të jetë i bindur dhe i qartë se në perëndim e në gjermani shtypi është i lirë, gjykatat janë të lira dhe se shteti apo kryeministri nuk mund t’i bërë presion as gjykatës, as mediave. Dhe me të drejtë gazetari gjemran Peter Tiede e pyet kryeministrin: “Kryeministër, ju doni të më padisni? Për cilin shkak apo pse? Kasetat janë reale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: Cila gjykatë punon? I gëzuar që e njihni …”, duke e sfiduar në fund kryeministrit për pseudoreformën në drejtësi që e ka lënë vendin pa asnjë gjykatë…

Modifikuar më Tuesday, 18 June 2019 15:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...