Prokuroria shton “luftën” anti-opozitare një javë para 30 Qershorit

Saturday, 22 June 2019 15:50

Nga Boldnews.al

Vetëm pak ditë para se Edi Rama, siç deklaron me forcë, do të shkojë i vetëm në zgjedhjet lokale, prokurorët nën ndikimin e Arta Markut, kanë shtuar dozën e penalizimit për zyrtarët e lartë të opozitës, në disa procese me sfond të dyshimtë politik.

– Të Enjten e kësaj jave, prokurorët e Tiranës i komunikuan kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, akuzën e “falsifikimit të formularëve” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale”, në atë që konsiderohet si “lobimi i PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Megjithëse në mungesë të detajeve nga Prokuroria, hetimi dhe sidomos marrja në cilësinë e të pandehurit të Bashës ka disa non-sense juridike.

Së pari, edhe nëse do të pranohet se mund të ketë vepër penale për mos-plotësimin e saktë të formularit të financimit, dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kjo përgjegjësi është e strukturave ekonomike të subjektit politik dhe jo të kryetarit;

Së dyti, edhe nëse do të pranohet që është kryer vepra penale e “falsifikimit të formularëve”, nuk mund të gjendet asnjë lidhje me veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale” (pastrimit të parave). Kjo vepër penale kërkon domosdoshmërisht që të ketë një tjetër vepër penale, nga ku janë krijuar para të dyshimta (si korrupsion, trafiqe të llojeve të ndryshme, etj.). Falsifikimi i formularit, edhe nëse është kryer, nuk ka nxjerrë përfitime.

Së treti, Prokuroria, nëse do të kishte siguruar prova për financime të padeklaruara dhe të fshehura nga ana e Partisë Demokratike, nuk do të qëndronte pasive në aspektin publik. Institucioni i Akuzës është treguar shumë “transparent” për këtë rast rreth dy muaj më parë, kur, pa mbyllur hetimet, bëri publike zyrtarisht të dhënat e siguruara deri në atë moment.

Por, Prokuroria e Tiranës, me shumë mundësi, i është nevojitur zhurma, për të shmangur vëmendjen nga sikletet që iu krijuan Edi Ramës dhe “Rilindjes” së tij nga përgjimet skandaloze të dosjeve “339” dhe “184”.

– Të shtunën, Prokuroria e Shkodrës kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për ish-deputetin Bardh Spahia, i dyshuar për “kundërshtim të forcave të policisë”, “”dëmtim të materialeve zgjedhore” dhe “prishje të qetësisë publike”.

Prokuroria e Shkodrës, për aq sa u raportua, nuk ka pasur asnjë vërejtje për ndalimin me iniciativë të Spahias nga policia, të kryer në kundërshtim flagrant me ligjin.

Për më tepër, Prokuroria duket që nuk ka pasur argumenta kundër ish-deputetit dhe kjo dëshmon faktin që gjykata, megjithëse nën presionin qeveritar, vendosi një masë më të butë sesa ajo që kërkoi prokurori-“arrest në shtëpi”.

– Po këtë të Shtunë, gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 20 ditë për 3 qytetarë, për të cilët Prokuroria dhe Policia i dyshojnë se kanë dëmtuar materialet zgjedhore në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor të Kamzës.

Prokuroria kishte kërkuar “arrest në burg”, por duket se nuk ka pasur asnjë provë ndaj tyre. Për këtë arsye, gjykata ka caktuar masë sigurimi me “afat”, për t’i lënë mundësi prokurorisë që të sigurojë ndonjë provë gjatë kësaj periudhe. Në këtë kundërt, 3 personat e arrestuar, do të dalin sërish të lirë.

Vetëm këto tre raste të ditëve të fundit, dëshmojnë se Prokuroria, megjithëse në mungesë të provave, ka shtuar shpejtësinë e revanshit të saj, të nisur prej kohësh, me arrestimet masive të qytetarëve që protestojnë kundër Edi Ramës dhe “Rilindjes” së tij.

Gjithsesi, ky “revansh” nuk duket se ka zbehur vrullin opozitar. Përkundrazi, po forcon argumentet e protestuesve se qeveria po mundohet të luftojë frymën anti-qeveritare me mekanizmat e represionit.

Modifikuar më Saturday, 22 June 2019 18:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...