A ka Presidenti një plan B? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Tuesday, 25 June 2019 08:50

Presidenti Meta ka nisur sot një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, 5 ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. Në një moment gjatë përgjigjes së interesit të gazetarëve, Meta thumboi dhe Ramën, duke thënë se presidenti është esëll në çdo moment të ditës, e veçanërisht në mëngjes.

A ka presidenti një plan B? A do të ndërmerrni hapa të tjera në kuadër të dialogut?

Unë mbetem besimplotë se do të ketë reflektim nga të gjitha palët, do të vijoj të jem i qetë dhe i duruar, Presidenti nuk ndëhyn për të penguar zgjedhje partiake, po padyshim që kjo datë ka rënë, nuk ekziston më. Kush do të bëjë zgjedhje partiake është i lirë që ta bëjë. Në Republikën e Shqipërisë ka vetëm një institucion që e vendos datën e zgjedhjeve.

Çfarë mendoni për qëndrimin që kanë mbajtur ambasadorët për zgjidhjen e krizës politike?

Unë nuk hyj te politikanët që flasin në emër të ndërkombëtarëve, dhe as fshihem pas tyre. Unë nuk kam anuluar zgjedhjet në Itali, mos prisni që asnjë ambassador që të thojë këtë që po them unë, edhe sikur zgjedhjet imagjinare të bëhen në 30 Qershor, dhe populli opozitar të dalë në rrugë, fati i negociatave të Shqipërisë futet në një rrugë pa kthim.

A nuk do të ishte më e ndershme që të jepnin dorëheqjen?

Ky institucion nuk është i Ilir Metës, është i Republikës, nga ky institucion do të nisë dhe ringritja e Republikës, bashkë do të jemi këtu deri në 22 Korrik të vitit 2022.

A po merr në konsideratë presidenti shpërndarjen e Kuvendit?

Presidenti do ti shërbejë gjithmonë mbrojtjes së Republikës, dhe shpresoj që këtë ta bëjnë të gjithë institucionet e tjera.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

LSI: Tryezë politike para 18 tetorit, mund të prodhojë edhe dorëheqjen e Ramës!

Politikë

LSI: Tryezë politike para 18 tetorit, mund të prodhojë edhe dorëheqjen e Ramës!

Teksa kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi foli dje për një platformë të PD-së prej 5 pikash për zgjidhjen e krizës, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari tha se ajo...

Vdesin dy pacientë brenda javës në spital, ja pse akuzohet doktori mik me Taulant Ballën

Aktualitet

Vdesin dy pacientë brenda javës në spital, ja pse akuzohet doktori mik me Taulant Ballën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin e Përrenjasit, ku mësohet se dy të sëmurë kanë ndërruar jetë nga ilaçet e skaduara. Denoncimin e ka bërë publik një qytetar që...

VIDEO/ Dalin pamje, si u ndoq dhe u ekzekutua ish-polici Malko

Aktualitet

VIDEO/ Dalin pamje, si u ndoq dhe u ekzekutua ish-polici Malko

Dalin pamjet e ndjekjes së makinës së Santiago Malkos nga atentatorët, pak sekonda para ekzekutimit. 26-vjeçari u qëllua me breshëri nga xhami i pasëm i një Mercedes-Benz, që e ndiqte në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!