Të ndalim terrorin e falangave të narkoshtetit dhe kreut të tij të meduzës!

Hënë, 08 July 2019 13:06

Nga Sali Berisha

Në një hark kohor njëjavor, mafia e shtetit të drogës ka sulmuar, goditur, kërcënuar me jetën e fëmijëve, personalitete të njohura të letrave, publicistikës, kundërshtarë të njohur të kreut të meduzës dhe regjimit të tij të kakistokracisë, Aurel Plasari e Fatos Lubonja, zyrtarë të lartë Klement Zguri dhe gazetarë në detyrë si Enver Doçi.

Sulme të tilla terroriste, të bazuara në kodin e mafies, janë tipike për diktaturat dhe policitë e tyre sekrete, në rastin e narkoshtetit këto sulme i ndërmarrin falanga e mafies të shtetit të drogës.

Prapa këtyre sulmeve terroriste, kërcënim me jetën e fëmijëve, i akademikut Aurel Plasari dhe Kryetarit Klement Zguri, identike me ato që Mili i Partisë i bëri rektorit Koni, të cilit i tha “do të të marr peng djalin”, goditjes me gur të madh të makinës të Lubonjës, për t’i thënë se kështu do të të thyejmë edhe kokën, goditja direkt nga narkobanditë me uniformë, e gazetarit në detyrë Enver Doçi, qëndron kupola e mafies së narkoshtetit e Edvin Kristaq Mafisë, Don Agaçios dhe Sugar Fugës.

E them këtë se me gojën e shthurur dhe fjalorin koprolalik të urrejtjes ndaj kundërshtarëve, Edvin Kristaq Mafia nxit dhunë dhe terror kudo kundër tyre.

E them këtë se hakmarrja primitive e skizoidit ka kufij vetëm elektroshokun dhe kjo hakmarrje ka rënë edhe te ata për faktin se Plasari, Lubonja dhe Zguri me shkrimet, prononcimet e tyre kanë damkosur keq kreun e meduzës, kurse Zguri damkosi farsën moniste antidemokratike, antikushtetuese, nga pozitat e Kryetarit të KQZ.

Kurse, gazetari Enver Doçi u godit sepse po denonconte “live”, aktet e dhunës shtazore të narkopolicëve ndaj qytetarëve.

Qëndrimi zyrtar ndaj këtyre akteve dhune e terrori shtetëror, duke larë duart dhe paraqitur ato si vepër e të sëmurëve psiqikë, fakton gjithashtu qartë përzgjedhjen e këtyre delinkuenteve nga kupola e mafies shtetërore si dorë e zezë e saj. Po rikujtoj këtu se një person si këta, përzgjodhi vite më parë krimineli dhe agjenti i shërbimeve armike, Fatos Klosi, për të hedhur bombën tek apartamenti im, por që i shpërtheu në dorë dhe i mori jetën.

Miq, duke shprehur solidaritetin më të madh ndaj zotërinjve Plasari, Zguri, Lubonja, Doçi dhe familjarëve të tyre dhe dënuar me ashpërsinë më të madhe këto akte dhune e terrori të skizoidit Edvin Kristaq Mafisë dhe kupolës përreth tij, le të paralajmërojmë atë dhe narkohorrat që e rrethojnë se do të mbahen personalisht përgjegjës për çdo kërcënim, dhunë e terror, ndaj kundërshtarëve politikë! Rama Ik! Fitore!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...