Basha: Beteja, siç ka nisur, do të vazhdojë, deri në kurorëzimin e saj me fitore!

Premte, 12 July 2019 14:26

"Siç ka vazhduar do të vazhdojë!"

Duke theksuar këto fjalë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u bëri të ditur sot gazetarëve se si do të vijojë aksioni politik i Opozitës së Bashkuar.  Deklarata e vendosur u dha pas takimit që Basha zhvilloi me Kryesinë e PD në selinë blu.

Basha tha: "Vendi po kalon momente dramatike. Drama e më e fundit është ajo që kemi parë është që njerëzit nuk kanë para për të blerë bukën e gojës. 31% e familjeve nuk mbyllin dot shpenzimet e bukës mujore.  Ky është prioriteti i vërtetë dhe absolut i vendit. Ndaj gjithë energjia jonë është përqendruar në dhënien formë të ndryshimit që pret çdo shqiptar. Që gjendja ekonomike të ndryshojë duhet të zgjidhim krizën politike.

Kjo krizë zgjidhet vetëm me standarte perëndimore: fund kapjes së votave, ndëshkimit këtij regjimi që nuk rezistoi dot pa vjedhur edhe veten e vet dhe kthimit të sovranitetit, qytetarëve. Janë qytetarët ata që do të vendosin qeverisjen e tyre.

Prioritet absolut mbetet dhënia fund e qeverisë së korrupsionit.

Ja pse Edi Ramës iu mbyll çdo derë. Doli nga Poznani me zero financim. Si mund t’i besoheshin? Ndaj prioriteti kryesor është ndryshimi urgjent i kësaj qeverie të korruptuar dhe kjo nuk ndodh sa kohë në krye të vendit  ai njeri.

Siç ka vazhduar do të vazhdojë!

Gjithë fokusi ynë do të vendoset tek prioritetet e vërteta të njerëzve, punësim dhe mirëqenie. Beteja që ka nisur, do të vazhdojë deri në kurorëzimin e saj me fitoren  të plotë."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...