KE: E dyshimtë ndihma ekonomike në Shqipëri, kompensohet një numër i vogël të varfrish

Tuesday, 16 July 2019 14:32

Matja e varfërisë në Shqipëri është e diskutueshme për shkak të statistikave të mangëta, por Komisioni Europian duke ju referuar Bankës Botërore raportoi se, shkalla e varfërisë në Shqipëri arriti në vitin 2018 në 35.2%.

Grupet e raportuara në rrezik më të lartë të varfërisë janë të papunët, njerëzit në zonat rurale, të moshuarit, gratë e prekshme, personat me aftësi të kufizuara, si dhe romët dhe egjiptianët.

Niveli më i lartë i varfërisë është vërejtur në verilindje të vendit. Komisioni Europian vë në dukje se sistemi i mbrojtjes sociale nuk siguron mbrojtje adekuate të atyre në nevojë. Pagesat e papunësisë në Shqipëri mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të të papunëve të regjistruar (2.7%).

“Reforma e skemës së ndihmës ekonomike u aplikua në të gjithë vendin në janar 2018 për të përmirësuar efikasitetin dhe për të zvogëluar mashtrimin. Ndërsa të dhënat në dispozicion (nëntor 2018) tregojnë rritje të familjeve të reja përfituese, teksa mungojnë të dhënat se është duke u arritur përmirësimi i targetimit të atyre që kanë nevojë.

Pesha financiare e skemës është vetëm 0.025% e PBB (2018). Efektiviteti i skemës është e dyshimtë, pasi kompensimi mbetet nën kufirin e varfërisë së skajshme dhe vetëm një pjesë e vogël e personave që jetojnë në varfëri mbulohen” vuri në dukje Komisioni Europian në lidhje në analizën e fundit për zhvillimet ekonomike në Rajon.

Një tjetër program i dedikuar promovimit  të punësimit mbuloi 21% të punëkërkuesve me aftësi të kufizuara të regjistruara në vitin 2018. Shifra megjithatë nuk përfaqëson persona me aftësi të kufizuara joaktive që kërkojnë mbështetje financiare.

Një fushë veçanërisht sfiduese janë shërbimet e kujdesit social, të cilat janë të pazhvilluara, të pa investuara dhe mungojnë përgjithësisht.

Pensionet janë pothuajse universale, por të ulëta dhe mbulimi i sigurimeve shëndetësore është shumë i ulët. Sistemi i pensioneve është  i segmentuar në mes të zonave rurale dhe urbane dhe pensioni mesatar përfaqëson 37% dhe 65% e pagës mesatare (2017). Raporti i kontribuuesve ndaj përfituesve është rritur vazhdimisht nga 0.98 në vitin 2013 në 1.21 në vitin 2017, por skema e sigurimeve shoqërore vazhdon të jetë në deficit./MONITOR

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...