Pas akuzave të Maliqit për Burgjet, Rama e merr nën vete nipin që firmoste tenderat e dajës

E Enjte, 18 July 2019 08:18

Një ditë pas denoncimit të fortë të deputetit Leftër Maliqi se dajë e nip po bënin tenderat e Drejtorisë së Burgjeve, kru i qeverisë ka bërë një lëvizje të shpejtë për të marrë nën strehë të zgjedhurit e tij.

Dritan Palnikajn, Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme që firmoste tenderat e dajës, Agron Ismailit, Drejtor të Burgjeve, Rama e ka marrë këshilltar të vetën në Qeveri.

Në vendin bosh ëhstë dërguar i besuari tjetër i tij, Plarent Ndrecaj, avokat i njohur i PS që ka mbajtur poste të ndryshme. Po çfarë akuzoi Lefter Maliqi dje, për Dritan Palnikajn, që e larguan menjëhërë nga Ministria e Brendshme?

Nga Lefter Maliqi.

Denoncim i fortë: Si po bëhen tenderat miliona euro të Burgjeve nga ... daja dhe nipi!

Qeveri e korruptuar, do rrëzuar një orë e më parë. Emërime klanesh mafioze, korruptive e nepotike.

Tenderat e burgjeve bëhen nga Ministria e Brendshme dhe drejtohen nga nipi i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve që quhet Dritan Palnikaj, Sekretar i Përgjithshëm.

Pra nipi i bën tenderat dhe daja i firmos, i merr në dorëzim.

Deri tani janë bërë 7 tendera, kurse dy tendera të mëdhenj duan t’i bëjnë sekret me DSIK-un,  me prokurim të hapur, me përzgjedhje firmash.

Këta dy janë: tenderi 700 milionë për rikonstruksionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe tenderi 4 miliardë për blerje armatimi, kurse tenderat e miliarda lekëve për ushqimet etj. në burgje.

Specifikimet do t’i bëjnë këtë vit, kurse tenderat do t’i bëjnë në fillim të vitit tjetër.

Deri tani kanë bërë këto tendera dajë e nip:

Blerje pajisje logjistike diku te 90 milionë

Blerje pajisje mjekësore diku te 70 milionë

Rikonstruksion burgu Vaqarr diku te 40 milionë

Rikonstruksion burgu Lezhë diku te 50 milionë

Rikonstruksion ujërave të zeza, burgu Korçë, diku te 20 milionë.

Ndertim puse uji diku te 20 milionë.

Sqarim.

Rikonstruksioni i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, 700 milionë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Rendit kërkon të bëhet sekret. Ajo s’ka arsye, se ato godina s’janë objekt sekret, por kjo bëhet se si procedurë fton vetëm 3 firma nëse e bën sekret; dmth pazar i hapur.

Dritan Palnikaj, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Rendit quhet nipi i Drejtorit të Përgjithshëm, Agim Ismaili.

Pra, ky drejtor jo vetëm shantazhon, fyen, kërcënon vartësit me të kaluar të errët, i liruar dhe shkarkuar dy herë më parë për shkelje shumë të rënda dhe s’dihet arsimimi i tij si e ka bërë “të lartën” në universitet privat, pasi deri në 2001 ka qënë shifrant i thjeshtë me të mesme.

Ky i paaftë ka liruar, shkarkuar, pezulluar, komanduar me dhjetëra punonjës duke shkatërruar rëndë sistemin penitenciar të burgjeve, duke marrë dhe kompetencat e ministres dhe duke thyer hapur rregulloren e brendshme të burgjeve se jo vetëm ka nipin, Sekretar të Përgjithshëm dhe i bëjnë tenderat bashkë, por klani dhe emërimi i tij është shumë i dyshimtë, saqë as ministrja s’e komandon dot, as Kryeministri s’e heq dot, por do ta bëjë publike shpejt.

Qeveri e korruptuar.

Përgjimet e Bild kanë shumë të drejtë që Mafia e bandat ndikojnë në emërime dhe vendosje deputetësh, kryebashkiakësh dhe drejtorësh të korruptuar të paaftë dhe të lidhur me klanet mafioze.

Koha për revolucion demokratik popullor, vendi në krizë të thellë politike, ekonomike dhe institucionale.

Modifikuar më E Enjte, 18 July 2019 08:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...