‘Ndiq paratë’, një plan konkret për ndryshimin e vërtetë

Premte, 19 July 2019 16:06
Nga Lulzim Basha 
  
 

Siç është bërë publike, qeverisja kriminale e Edi Ramës po vazhdon grabitjen dhe tjetërsimin e ekonomisë dhe pasurive publike të vendit ne anë të koncesioneve kriminale, që kanë për qëllim grabitjen e Shqipërisë për llogari të tij dhe një grushti klientësh.

Gjithçka tjetër ka ndaluar. Gjithçka tjetër ka marrë fund në këtë qeverisje. Vetëm një gjë forcohet dhe rritet përditë - vjedhja dhe grabitja e pasurive dhe parave publike.

Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur historia e Shqipërisë, një grabitës psiqik, që vjedh çdo gjë që i del përpara.

Dje u miratua ne Landfillin e Republikës, pra në vendgrumbullimin e plehrave dhe hajdutëve që strehohen në Kuvendin e Shqipërisë, grabitja me spektakolare në histori:

1. Koncesioni i rrugës Milot-Balldren Ndue dhe Agim Kola me vlerë 256 milionë euro për 17 km. Vlera e koncesionit është 3 fishuar. Ish deputeti i PS dhe daja i tij, Gjoka, kanë marrë, së bashku, mbi 500 milionë Euro, nip e dajë.

2. Koncesioni i rrugës Orikum-Dukat, Lorenc Gjikuria me vlerë 70 milionë euro.

Vetëm ditët e fundit janë dhënë:

3. Koncesioni i inspektimit të pompave të naftës.

4. Plazhet publike në pronësi private.

Të gjitha janë koncesione dhe kontrata korruptive në përfitim direkt personal të Edi Ramës dhe klientëve të tij, pa asnjë përfitim publik.

Formulat e grabitjes janë të thjeshta.

Në rastin e koncesionit të rrugëve: Fryrje me disa herë e kostove të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve për të ndarë të gjitha fondet e fryra me Edi Ramën dhe qeveritarët.

Në rastin e koncesionit të pompave, sikurse në koncesionet e plehrave, në koncesionet e shëndetësisë dhe të të gjitha llojeve të tjera formula është: jep kontrata dhjetëravjeçare për shërbime pa asnjë kosto dhe rrezik për privatin me çmime të fryra të financuara tërësisht pa asnjë rrezik nga buxheti i shtetit, për të ndarë pastaj paratë me Edi Ramën dhe qeveritarët.

Forma tjetër e grabitjes është: dhënia e pasurive natyrore në përdorim apo për koncesione mbi burimet natyrore. Bregdeti, pyjet, lumenjtë, mineralet po u jepen privatëve gjoja për investime serioze dhe strategjike, Koncesione hidrocentralesh, privatizim bregdeti, ndërtime në zonat e mbrojtura, të gjitha janë shfrytëzim pa asnjë përfitim apo leverdi ekonomike i pasurive të vendit nga një grusht oligarkësh.

E gjithë qeverisja e Edi Ramës tashmë është një aktivitet i përditshëm dhe i vazhdueshëm kriminal.

Çdo akt, çdo veprim, çdo firmë e Edi Ramës dhe ministrave bëhet vetëm për të vjedhur, vetëm për të grabitur, vetëm për të përfituar padrejtësisht.

Ky aktivitet kriminal qeveritar ka sjellë dhe po sjell pasoja shkatërruese për vendin. Do të ketë pasoja shkatërruese ekonomike, shoqërore dhe politike.

Së pari, politikat kriminale të koncesioneve po sjellin dëme kolosale mbi pronën publike dhe paratë publike.

Bëhet fjalë për qindra milionë, me gjasa miliarda euro publike të grabitura dhe shpërdoruara. Bëhet fjalë për kapjen e ekonomisë përmes kalimit të pasurive publike financiare dhe në natyrë tek privatët për dhjetëra vjet.

Së dyti, ato do të sjellin bllokimin e politikave ekonomike të qeverisë.

Koncesionet do të paralizojnë gjithë financat publike dhe do të bëjnë të pamundur çdo politikë publike. Të gjitha paratë e buxhetit për dekadat e ardhshme po kontraktohen që tani. Këto kontrata dhe borxhi marramendës që vazhdon të marrë Edi Rama, do ta shndërrojnë çdo qeveri në një zyrë pagesash, pa patur mundësi të bëjë asgjë tjetër vetëm që të paguajë këstet e kontratave afatgjata, që Edi Rama ka firmosur në çdo fushë dhe për çdo gjë për dhjetëra vjet. Taksapaguesit dhe buxheti tyre do të jenë thjesht kuleta për të paguar për dhjetëra vitet e ardhshme klientët e EdI Ramës.

Së treti, veprimet kriminale ekonomike të Edi Ramës po sjellin shkatërrimin e konkurrencës në treg dhe të ekonomisë së lirë.

Të gjitha koncesionet janë monopole afatgjata, që vrasin konkurrencën në fushat ku janë dhënë. Në transport, në shëndetësi, në menaxhimin e mbetjeve, në arsim, në energji dhe kudo nuk do të ketë më vend për sipërmarrje, nuk do të ketë më vend për biznesin e vogël dhe për asgjë tjetër.

Së katërti, politikat kriminale ekonomike të Edi Ramës do të sjellin shkatërrimin e proceseve politike përmes kapjes së politikës nga këto interesa private.

Sot, e gjithë kupola e Partisë Socialiste është e kapur nga krimi dhe interesat private. Të gjitha politikat e saj janë kriminale dhe shkatërruese për proceset politike në vend, nga vjedhja e zgjedhjeve tek çdo veprimtari tjetër politike.

Por koncesionet kriminale dhe pastrimi masiv i parave në ekonomi përmes ndërtimeve, kapjes së sektorit bankar dhe kontratave publike janë, gjithashtu, rrezik për sigurinë kombëtare dhe rrezik për destabilizmin politik të vendit.

Ngritja e krimit ndërkombëtar shqiptar nga trafiku i drogës tek pastrimi i parave, trafiku i qenieve njerëzore dhe aktivitetet e tjera kriminale janë të lidhura me politikat kriminale ekonomike të Edi Ramës.

Krimi është fuqizuar dhe po kap ekonominë dhe politikën. Dhe ky do të jetë destabizilimi total i vendit.

Për mua personalisht, për Partinë Demokratike dhe për opozitën zhdukja e ndikimit dhe pasojave të politikës kriminale të grabitjes së vendit dhe tjetërsimit të ekonomisë publike në duart e një grushti kriminelësh dhe oligarkësh është emergjencë dhe prioritet kombëtar.

Për qeverisjen e PD-së dhe të opozitës. që ditën e parë të qeverisjes, para çdo gjëje dhe mbi çdo gjë tjetër, ne do të ndërmarrim një operacion të gjerë, të paparë ndonjëherë, me shtrirje nga Shqipëria në vendet e tjera për hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë.

Ky operacion do të përfshijë:

Krijimin e një kuadri ligjor radikal kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar.

Hetimin dhe ndëshkimin e gjithë veprimtarisë kriminale të qeverisë në fushën e prokurimeve dhe licencimeve publike.

Prioriteti ynë do të jetë:

Hetimi i korrupsionit të niveleve të larta.

Hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike.

Rikuperimi i pasurive të vjedhura përmes kontratave dhe koncesioneve publike

Çdo kontratë koncesionare, çdo kontratë shtetërore do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale dhe do të hetohet pa asnjë përjashtim.

Çdo enti dhe kompanie private, çdo personi privat dhe publik, i përfshirë në hartimin dhe miratimin e këtyre kontratave, nga juristi i thjeshtë deri tek kryeministri, do t’i hetohet pasuria dhe të ardhurat, pa asnjë përjashtim në Shqipëri dhe kudo që t’i ketë.

Hetimi ynë do të përqendrohet tek paraja.

Do të ndjekë, gjurmojë dhe zbulojë origjinën e parave të përdorura.

Do të zbulojë destinacionin e parave të marra nga buxheti.

Ne do të hetojmë paratë dhe pasurinë e të gjithë atyre që janë përfshirë në një mënyrë apo tjetër në këto koncesione kriminale.

Hetimi do të përfshijë pasurinë e të gjithë ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të tanishëm.

Ata ish-ministra, ish-sekretarë të përgjithshëm, ish-drejtorë etj, që janë larguar, mbasi mbushën xhepat dhe që sot po investojnë në biznese, në vila, në luks, në restorante, nuk kanë për të shpëtuar.

Zbulimi dhe rikuperimi i aseteve të vjedhura do të jetë prioritet absolut.

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare në Qipro, në Singapor apo në Ishujt Kajman dhe kudo, paratë që kanë përfunduar në vila në Romë dhe në Nju Jork, do të zbulohen dhe do t’u kthehen shqiptarëve.

Lufta kundër krimit, trafikut të drogës dhe korrupsionit ka qenë prioritet kryesor i yni.

Tani Partia Demokratike ka marrë dhe ka ekspertizë të huaj, të specializuar për hartimin e një programi të posaçëm për hetimin dhe rikuperimin e pasurive të tjetërsuara dhe të vjedhura te shqiptarëve.

Ne jemi në kontakt me agjencitë kryesore në botë për luftën kundër krimit ndërkombëtar nga Europoli tek agjencitë britanike, holandeze, gjermane dhe amerikane. Të gjitha janë shumë të gatshme të ndihmojnë.

Ndërkohë, ne po hartojmë, që tani, disa ligje për luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave:

Një ligj për ndalimin e legalizimit në ekonomi të produkteve të krimit, i cili do të parandalojë investimin e parave të krimit në ekonomi, përmes çdo forme, nga ndërtimet tek veprimet financiare. Kjo do të përfshijë si paratë e trafiqeve, edhe paratë e korrupsionit apo krimeve ekonomike.

Një ligj për përgjegjësinë civile të personave privatë dhe bizneseve për dëmet nga korrupsioni. Qytetarët do të kenë mundësinë të hedhin në gjyq civil për kompensim çdo zyrtar që i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit dhe çdo kompani të përfshirë në akte të tilla. 130 milionët e Beketit t’i paguajë Edi Rama me shërbëtorët e tij në shtet dhe jo qytetarët. Paratë dhe asetet e kompanive të paguajnë për paratë e humbura.

Një paketë të tërë ligjore për deklarimin dhe kontrollin e aseteve të politikanëve dhe punonjësve publikë. Politikanët dhe punonjësit publikë nuk do të mundin të blejnë dot as një kostum e jo më vila dhe makina të shtrenjta apo shkollime jashtë vendit për fëmijët e tyre pa u hetuar për burimin e parave.

Politikanët me pranga në duar janë kontributi më i rëndësishëm për mirëqeverisjen.

Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta është i vetmi fillim i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë.

Vonesa e krijimit të SPAK, mos emërimi i një prokurori të përgjithshëm, shkatërrimi i gjykatave kanë qenë veprime të qëllimshme të Edi Ramës për të shmangur hetimin e krimeve të tij ekonomike, të koncesioneve dhe kontratave të tij kriminale.

Ai tani po e kap drejtësinë me shpresën se do të shpëtojë nga hetimi dhe ndëshkimi në të ardhmen.

Nuk ka gjë që do ta shpëtojë as atë dhe as ata që bashkëpunojnë me të për të vjedhur shqiptarët.

Dua t’ju them të gjithë atyre që janë bërë partner në krim të Edi Ramës, qofshin ata politikanë, punonjës publikë, biznesmenë, njerëz të medias: hiqni dorë sa nuk është vonë! Ndëshkimi për ju do të jetë i sigurtë!

O do të shpëtojë Shqipëria o do të shpëtoni ju!

Unë dhe shumica e shqiptarëve e dimë se do të shpëtojë Shqipëria dhe jo plaçka që ju keni vjedhur.

Nuk ka asgjë që do t’ju mbrojë.

Nuk ka asnjë njeri që do t’ju mbrojë.

Ju do të trishtoheni shpejt. Shqipëria do të gëzohet shpejt!

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Aksident në qendër Beratit. Motorri godet gruan 43-vjeçare, të dy në gjendje të rëndë

Aktualitet

Aksident në qendër Beratit. Motorri godet gruan 43-vjeçare, të dy në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit,në rrugën që të çon drejt Stadiumit "Tomorri",rreth 300 metra larg Drejtorisë së Policisë Berat. Një motorr,duke ecur...

Champions sjell sot të tjera sfida magjike, në fushë zbret Ronaldo

Sport

Champions sjell sot të tjera sfida magjike, në fushë zbret Ronaldo

Mbrëmja e së martës dha vetëm një shijim të asaj që duhet të presim nga edicioni i ri i Champions League, që zbret sërish sot në fushën e lojës me...

“Streha mes reve” në Gjermani, pritet me interesin e publikut

Kulturë

“Streha mes reve” në Gjermani, pritet me interesin e publikut

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është përcjellë me interesin e publikut në disa qytete të Gjermanisë, ku po shfaqet. Sipas faqes zyrtare të filmit...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!