Lajmi i mirë për emigrantët shqiptarë në Britani, ja çfarë ka premtuar Kryeministri në fjalimin e parë

Premte, 26 July 2019 14:03

E ndërsa shumë britanik mund të mos jenë të kënaqur me zgjedhjen e Boris Johnson si kryeministër i ri i Britanisë, padyshim ata që jetojnë ilegalisht në Britani, që janë në disa qindra mijëra, nuk ka si të mos e mirëpresin lajmin dhe prononcimet e Kryeministrit britanik për një amnisti të re për afro 500 mijë emigrantë që jetojnë ilegalisht në Britani të Madhe.

Në të parin fjalim përpara deputetëve pas zgjedhjes në detyrë, kryeministri Johnson grisi planin e emigracionit të paraardhëses së tij Theresa May për emigracionin, duke theksuar vështirësitë e dëbimit masiv të emigrantëve, të cilët ”jetojnë dhe punojnë prej vitesh pa qenë të përfshirë në aktivitete kriminale”.

Johnson faktikisht që kur ka qenë Kryetar i Bashkisë së Londrës ka qenë një përkrahës i madh i idesë së amnistisë për emigrantët illegal, ndërkohë që kur ka punuar në qeverinë e paraardhëses së tij Theresa May, ideja e tij për amnisti “nuk gjeti mbështetje të madhe”. Sipas tij, kushdo që ka jetuar në kryeqytet për më shumë se pesë vjet dhe që dëshmojnë “ angazhimin e tyre ndaj shoqërisë britanike”, u duhet dhënë e drejta e qëndrimit, me qëllim që të paguajnë taksat.

 

Në 2008 ai deklaronte se mirë do ishte që emigrantët ilegal të dërgoheshin nga kishin ardhur, por shtonte se kjo nuk ka për të ndodhur. Ideja e kryeminstrit Boris Johnson për një amnisti, nëse ndodh, tanimë që ai është në krye të Ekzekutivit britanik, përben një lajm të mirë për mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë ilegalisht në Britani prej vitesh.

Edhe pse nuk ka shumë detaje për kohën dhe kushtet e amnistisë, gjasat janë se ajo mund të ndodh, aq më tepër kur kjo vjen nga goja dhe mendja e njeriut që po drejton qeverinë e re britanike.

Ja çfarë thoshte ai pak ditë me parë

“Tani unë mendoj se historia e komuniteteve që vinë në Londër dhe jetojnë këtu është e jashtëzakonshme. Kemi parë valë migratore dhe ngadalë ata kanë ndryshuar janë përshtatur dhe ata na kanë ndihmuar për diversitetin e kulturës tonë. Kjo është ajo që unë dua për vendin tonë”, ka deklaruar Johnson.

Më tej, ai ka thënë se duhej shqyrtuar mundësia e një amnistie për ata qindra mijëra emigrantë ilegalë, të cilët ndodhen në Angli për më shumë se 15 vjet.

Por, Johnson ka edhe një kusht tjetër: Ju duhet të flisni shumë mirë anglisht.

“Dëshiroj që të gjithë ata që vijnë në Britaninë e Madhe të ndjehen britanikë. Kjo është me shumë rëndësi por duhet të mësojnë anglisht. Shpesh shikojmë zona të tëra përfshi pjesë të Londrës dhe në qytete të tjera ku nuk po flitet anglisht si gjuhë e parë nga disa njerëz. Kjo me patjetër duhet të ndryshojë”, ka thënë ai.

Pra, nëse keni më shumë se 15 vite që jetoni në Angli dhe e flisni shumë mirë gjuhën e atij vendi, me amnistinë e re që pritet të ndryshojë nëse Jonson bëhet kryeministër, mund të përfitoni leje qëndrimi.

Pikërisht kjo kauzë e karizmatikut, Johnson, bëri që komuniteti shqiptarë në Angli të shohë te ai një dritë jeshile. Prandaj shumë prej tyre janë angazhuar publikisht në fushatën e Jonson, duke krijuar edhe “shtabe” në zona të ndryshme ku mbizotërojnë emigrantët shqiptarë. 

Image

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...